Ballina Blog Faqe 928

Xhezair Shaqiri jep dorëheqje nga posti i këshilltarit të Zaevit

Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha theksoi për INA se është dorëhequr nga posti i këshilltarit të jashtëm të kryeministrit Zoran Zaev.

Ai nënvizoi se ka vendosur që të tërhiqet nga ky post, pas rrëmujës së madhe dhe debateve të krijuara në media dhe rrjetet sociale.

“Janë çuar në këmbë gjithë kriminelët shqipfolësa dhe VMRO-ja kundër meje. I lodhën mediat dhe korin diplomatik kundër postit tim në Qeveri. Bash po mendojnë se brengosem për 36 mijë denarë. Që nga ky moment jap dorëheqje nga ky post. Unë nuk dua të jem shkaktar që të pengojë kryeministrin në rrugëtimin e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE”, theksoi për INA, Shaqiri.

Ai megjithatë thekson se Zaevi është i vetmi politikan i këtij shteti që e ka respektuar dhe i ka bërë të mundur që nga Tanusha të kthehet në Shkup. “Po ju shkruaj shqiptarëve dhe jo atyre shqipfolësve që duan të më shohin maleve. A po e shihni kush është kundër shqiptarisë dhe komandant Hoxhës dhe ju si votues”, ka theksuar Xhezair Shaqiri.

Eurovision 2018, edhe 10 shtete sigurojnë rrugëtimin në finale

Në gjysmë-finalen e dytë të Eurovisionit, që këtë vit mbahet në kryeqytetin portugez, rrugëtimin drejt finales e siguruan edhe 10 shtete tjera. Nga 18 garuesit një vend në finale ia doli të sigurojë: Serbia, Moldavia, Hungaria, Ukraina, Suedia, Australia, Norvegjia, Danimarka, Sllovenia dhe Holanda.

Finalja e madhe e garës më të rëndësishme për këngën me të mirë të Evropës do të mbahet nesër, pra më 12 maj, ku në skenë do të ngjiten plot 26 garues. Në finale do të performojë edhe përfaqësuesi i Shqipërisë, Eugent Bushpepa, me këngën “Mall”.

Eurovisoni për çdo vit tërheq interesin e miliona njerëzve të cilët e ndjekin drejtpërdrejt në vendin ku mbahet ose përmes ekranit të televioneve. Vitin e kalur gara u ndoq nga më shumë se 200 milion shikues nga Evropa dhe e gjithë bota./am/

Putin shënon pesë gola në hokej

Presidenti rus Vladimir Putin sot ka shënuar pesë gola për ekipin e tij “Legjendat e hokejit”, në një garë tradicionale vjetore në Soçi, transmeton TASS.

Ai shënoi dy gola në çerekun e pjesës së parë, pastaj në pjesën e dytë kishte asistencë, ndërsa në 20 minutat e fundit arriti tri gola për rezultatin përfundimtar 12: 7 në favor të ekipit të tij./am/

Ndërroi jetë aktori Salaetin Bilal

Dje ka ndërruar jetë aktori nga Maqedonia, Salaetin Bilal (1942 – 2018). Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë administratori i faqes zyrtare të aktorit të ndjerë.

“Me keqardhje ju informojmë se ndërroi jetë Salaetin Bilali. I informojmë të gjithë dashamirët që varrimi do të bëhet në varrezat e Butelit, pas namazit të xhumasë që do të falet në xhaminë Bedr në Butel”, thuhet në njoftimin e faqes “Salaetin Bilal”.

Duke qenë pjesë e veprimtarisë së Teatrit Shqiptar të Shkupit, i njëjti ka njoftuar se lamtumira e fundit e të ndjerit do të bëhet sot, në ora 13:00, në varrezat e Butelit në Shkup.

“U nda nga jeta aktori Saletin Bilall – një nga figurat më të spikatura të skenës teatrore dhe filmike të vendit. Ceremonia fetare mbahet sot në ora 13.00 në Xhaminë e Butelit, ndërsa varrimi bëhet në varrezat e Butelit në ora 13:30”, thuhet në njoftimin e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Aktori Salaetin Bilal ka lindur më 19 mars 1942 në Shkup. Veprimtaria e tij ka qenë e fokusuar në aktrim si në teatër, filma dhe seriale televizive.

Ai ka studiuar në konservatorizmin teatror në Stamboll të Turqisë. Më vitin 1964 është bërë pjesë e ansamblit të Dramës Turke në Teatrin Kombëtar në Shkup.

Si aktor mysafir ka luajtur edhe në skenat e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë, Teatrit Dramatik si dhe në Teatrin Shqiptar në Shkup.

Kuvendi shqyrton raportin e Këshillit Gjyqësor

Kuvendi sot diskuton rreth rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe raportit vjetor të Këshillit Gjyqësor.

Në seancë të komisioneve ndodhet edhe Ligji për ilaçet ku do të shqyrtohen amendamentet.

Amendamentet do të shqyrtohen edhe në leximin e dytë të Ligjit për të huajt./am/

Ejup Alimi dhe Ismet Guri sot në seancë gjyqësore për shkatërrim të materialit zgjedhor

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike.

Seanca e kaluar është shtyrë për shkak obligimeve familjare urgjente të gjykatëses Gordana Spirova.

Ndryshe, deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri, që ka qenë anëtar i Komisionit komunal zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2013 në Komunën e Çairit akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor.

Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së.

PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori pasaportat.

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira.

Pasdite pritet që të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu afatshkurtër dhe vetëtima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 7 deri më 15 gradë Celsius kurse ajo ditore do të lëvizë nga 16 deri më 27 gradë.

Lista e 33 librave që duhen lexuar para moshës 30 vjeç

Një përzgjedhje që fokusohet në tema që hedhin dritë mbi të kuptuarit e identitetit tuaj, formimi i pikëpamjes suaj mbi botën dhe hedhja e bazave për një karrierë të kënaqshme.

Të 20-at tuaja janë koha për të mësuar se kush jeni dhe çfarë doni nga jeta.

Mënyra e vetme për të mësuar, është mbijetesa në ciklin e pashmangshëm të sukseseve dhe dështimeve, për çka është gjithmonë e dobishme të keni disa udhëzime përgjatë rrugës. Sugjerimi i “The Guardian” përfshin një listë me 33 libra që Entela Hoxha i ka përshtatur në shqip për pasqyrë.al. Nga kryeveprat e letërsisë botërore te ‘manualet’ për lumturinë e suksesin

1. “MEDITIMET” NGA MARCUS AURELIUS

“Meditimet” janë një përmbledhje shkrimesh personale për ruajtjen e qetwsisw mendor nga perandori romak Marcus Aurelius, i cili sundoi nga viti 161 deri në vitin 181 dhe mbahet mend si një nga “mbretërit filozofë”.

Aureliusi shkroi mendimet e tij mbi elasticitetin dhe udhëheqjen në një “periudhë të errët dhe stresuese” në dekadën e fundit të jetës së tij. Versioni i perandorit të filozofisë stoike ka mbetur i rëndësishëm për 1,800 vjet, sepse ofron këshilla të përjetshme për të fituar kontrollin e emocioneve dhe si të kalosh të gjitha pengesat.

2. ‘MITI I SIZIFIT DHE ESEVE TË TJERA’ NGA ALBERT CAMUS

Mesazhi i tij kryesor, si në legjendën e Sizifit tregon për një zot që dënon përjetësisht Sizifin të ngjisë një shkëmb në një kodër, edhe pse secilën herë ai rrëshqet poshtë sapo mbërrin kulmin.

3. ‘KRIM DHE NDËSHKIM’ NGA FJODOR DOSTOJEVSKI

Pavarësisht nga filozofia juaj personale, do të ketë raste kur bota do të shtyjë kundër jush dhe ju do të pyesni nëse ia vlen të përpiqeni të përmirësoni veten dhe të ndihmoni të tjerët. Romani i Fyodor Dostojevskit nuk është vetëm një histori e mahnitshme, por është një një argument kundër nihilizmit, shumë në mesin e qarqeve intelektuale ruse të kohës së tij. “Krim dhe Ndëshkim” është rrëfimi i një 23-vjeçari me emrin Raskolnikov, i cili, që vret dy gra të vjetra. Dostojevski argumenton se racionalizmi i marrë në ekstremin e vet injoron fijet e fuqishme që lidhin njerëzimin dhe na japin përgjegjësi mbi njëri-tjetrin.

4. ‘ANNA KARENINA’ NGA LEO TOLSTOY

Novelisti amerikan William Faulkner, si dhe revista Time, e kanë quajtur këtë roman të Leo Tolstoy si “më të mirin e shkruar ndonjëherë”. Linja kryesore është një lidhje mes Anna Kareninës dhe Kontiti Vronsky ndërsa Tolstoi shqyrton ankthin e mosdakordësinë e pranishme në pothuajse çdo aspekt të ekzistencës njerëzore, si dashuria, familja, klasa sociale dhe lumturia.

5. ‘PRINCI I VOGËL’ NGA ANTOINE DE SAINT-EXUPÉRY

Ashtu siç shumë psikologë do të thoshin, të qenit një person i shëndoshë mendërisht, do të thotë të integrosh fëmijërinë tënde në moshën tënde madhore. Mbase nuk ka vepër më të mirë se kjo që shpalos mrekullinë e fëmijërisë sa “Princi i vogël” nga Antoine de Saint-Exupéry. Duke u mbështetur në përvojat e autorit si aviator në Afrikë, libri ndjek një princ të ri ndërsa ai viziton planete gjithnjë e më surrealiste. “Nga të gjithë librat e shkruar në frëngjisht gjatë shekullit të kaluar, ‘Le Petit Prince’ i Antoine de Saint-Exupery është me siguri më i dashuri në shumicën e gjuhëve”, shkruan kritiku i Neë Yorker Adam Gopnik.

6. ‘FUQIA E MITIT’ NGA JOSEPH CAMPBELL

Një student amerikan i psikologut Carl Jung, Joseph Campbell e kaloi jetën duke zbuluar lidhjet midis besimit të botës dhe traditave popullore. Ai zhvilloi idenë e “monomitit”, sipas sw cilws të gjitha mitet kanë të njëjtën strukturë themelore, nga Moisiu dhe Odiseja tek Luka Skywalker dhe Harry Potter. “Fuqia e mitit” është një bisedë e gjerë midis Campbell dhe gazetarit Bill Moyers. E kryer në fund të një karriere të gjatë dhjetëvjeçare, formati i intervistës shërben si një hyrje në perspektivën e hapjes së syve të Campbell-it – që me qëllim ose jo po jetojmë jashtë miteve në jetën tonë.

7. ‘BHAGAVAD GITA’ – AUTORI I PANJOHUR

Ky tekst i lashtë hindu tregon historinë e princit Arjuna që shkon në betejë edhe pse armiqtë e tij përfshijnë miqtë dhe anëtarët e familjes së tij. Ai i kërkon ndihmë udhëzuesit të tij, hyjnisë supreme Krishna. Krishna i shpjegon pse është detyra e tij të nxitojë në betejë dhe të dalë fitimtar.

Megjithëse përrallë e fokusuar rreth luftës, Mahatma Gandhi thoshte se ishte “Bhagavad Gita” që e frymëzoi më shumë në kërkimin e tij paqësor për një Indi të lirë.

8. ‘SIDDHARTHA’ NGA HERMANN HESSE

Botuar në gjermanisht në vitin 1922, “Siddartha” vendoset në Indinë e lashtë të Budës historik. Libri tregon historinë shpirtërore të një burri të quajtur Siddartha. Shkruar në me fjali të lira dhe elegante, novela ofron një model për udhëtimin në moshë madhore.

9. ‘THE ESSENTIAL RUMI’ NGA JALAL AD-DIN MUHAMMAD RUMI

Në Persinë e shekullit të 13-të, Jalal ad-Din Muhammad Rumi shkroi poezi që zbulojnë emocionet më të thella të njeriut: frikë, pikëllim, dëshirë. Libri është një hyrje në filozofinë e Rumit.

10. ‘VITI I MENDIMIT MAGJIK’ NGA JOAN DIDION

Të jetosh në mënyrë të pashmangshme do të thotë të vdesësh. Dhe kur njerëzit vdesin – ose humbasin vendet e punws, kalojnë ndarje apo lëvizin në qytete të ndryshme – brengosen. Në “The Year of Magical Thinking”, gazetarja Joan Didion shpalos historinë e vdekjes së bashkëshortit të saj, autorit John Dunne. Por, ta shohësh atë thjesht si terapi do të ishte ta reduktuese: Libri është gjithashtu një portret i një martese të mrekullueshme.

11. ‘ZOTI I GJËRAVE TË VOGLA’ NGA ARUNDHATI ROY

Botuar në 1997, “Perëndia e gjërave të vogla” u bë një nga librat më të lexuar nga një autor indian dhe e ktheu Royn në një njeri të famshëm letrar.

Historitë e mëdha janë ato që keni dëgjuar dhe doni t’i dëgjoni përsëri. Ata nuk ju befasojnë me të papriturat. Janë aq të njohura sa shtëpia ku jetoni. Ose aroma e lëkurës së të dashurit tuaj. Ju e dini se si përfundojnë, por ju i dëgjoni sikur të mos e dinit. Ju i dini gjërat por doni ti dëgjoni përsëri. Ky është mister i tyre dhe magjia e tyre.

12. ‘FUN HOME’ NGA ALISON BECHDEL
Një pjesë tjetër e rritjes brenda vetes tuaj është gjetja e kuptimit në episode të ndryshme emocionale që përcaktojnë fëmijërinë tonë. Në “Fun Home”, Alison Bechdel heton marrëdhënien e ndërlikuar që ajo kishte rritur me babain e saj – homoseksualitetin e tij të mbyllur, daljen e saj si homoseksuale dhe izolimin e tyre në Pensilvaninë rurale. Bechdel mori “MacArthur Genius” vitin e kaluar, pjesërisht për shkak të kësaj pune historike.

13. ‘DHËMBËT E BARDHË’ NGA ZADIE SMITH

Romani debutues i autorit anglez Zadie Smith ka të bëjë me mbivendosjen e historive familjare në Londër në vitin 1975. Tregimi i Smith-it është një meditim mbi mbijetesën e një emigranti ose të një fëmije imigranti, ose se si feja, raca dhe faktori i seksualitetit ndikojnë në identitetin personal dhe publik.

14. ‘JETA E SHKURTËR E MREKULLUESHME E OSCAR WAO’ NGA JUNOT DÍAZ

“Jeta e shkurtër e mrekullueshme e Oscar Woos” e Junot Diaz fitoi çmimin Pulitzer 2008 për fiction. Nëpërmjet kombinimit të tij të gjallë të anglishtes, spanjishtes dhe zhargonit, Diaz tregon historinë e Oscar Woos, djalit të “mallkuar”, të emigrantëve Domenikanë që rriten në New Jersey. Betejat e personazheve ballafaqohen me atë se çfarë do të thotë të trashëgosh një kulturë që nuk përputhet domosdoshmërisht me pikëpamjen tënde mbi botën, si edhe në gjetjen e mënyrave për të përpunuar të gjithë ‘bagazhin’ kulturor, familjar e historik që bart.

15 ‘THE BEGGAR MAID’ NGA ALICE MUNRO

Mund të jetë e vështirë të rregulloni mënyrën se si i shihni prindërit tuaj. Alice Munro, e cila fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 2013, botoi koleksionin e shkurtër “The Beggar Maid” në vitin 1978. Është një koleksion që ndjek rritjen e protagonistes Rose nga fëmijëria në moshë të rritur.

Ajo që ndoshta është më e paharrueshme mbi historinë e Rose-it është mënyra se si ajo ndikon në edukimin e saj, nga një klasë e ulët deri te një grua e sofistikuar.

16. ‘BOTA SIPAS GARPIT’ NGA JOHN IRVING

Hulumtimet e psikologjisë tregojnë se leximi i fiksioneve letrare përmirëson aftësinë tuaj për të simpatizuar pikëpamjet e njerëzve të tjerë, që kur një roman është stimulimi mendor i jetës së një personi tjetër. Aty qëndron vlera e veprës “Bota sipas Garpit”, kryevepra e John Irvingt. Ju kaloni një jetë të tërë me narratorin e familjen e tij dhe mësoni diçka në lidhje me jetën tuaj në proces.

17. ‘PERSEPOLISI I PLOTË’ NGA MARJANE SATRAPI

“Persepolis” është një roman memuar grafik i ilustruar bukur, për rritjen e një vajze në Iran gjatë dhe pas revolucionit të viteve 1978-79. Si një emigrante që jeton në Paris dhe shkruan historinë e saj në fund të viteve 1990, Satrapi është në gjendje të analizojë 25 vitet e para të jetës së saj nga perspektiva e një të huaji. Historia e saj është intime, personale dhe brenda një konteksti të veçantë historik dhe kulturor, por kronika e saj, e një fëmije që rritet është gjithnjë relative. “Mësova se duhet gjithmonë të bërtasësh më fort se agresori yt”.

18. ‘MES BOTËS DHE MEJE’ NGA TA-NEHISI COATES

Ta-Nehisi Coates është fituesi i një burse MacArthur – zakonisht i quajtu një grant “gjenial” – ndërsa shkruhet se sot është ndoshta shkrimtari më i rëndësishëm dhe me ndikim në Amerikë sot.

Eseja e tij e vitit 2015 “Between the world and Me” është shkruar në formën e një letre për djalin e tij. Ai zbulon se si fëmijëria e tij në Baltimore, koha e tij në Universitetin Hoëard dhe vitet e tij të hershme si gazetar formuan pikëpamjen e tij botërore mbi disa nga çështjet më të nxehta bashkëkohore që lidhen me marrëdhënien e racave, identitetit dhe barazisë në SHBA.

19. ‘NË FILLIm ATA VRANË BABAIN TIM’ NGA LOUNG UNG

Në këtë memoar të fuqishëm, Loung Ung tregon përvojën e saj në Kamboxhia për shkatërrimin e familjes së saj nga Khmer Rouge në fund të viteve 1970. Mënyra se si ajo e ka trajtuar, shërben si një shembull se si të merremi me çfarëdo ngjarjeje që na lëkund thelbin. Ung tregon tmerret, i detyruar të stërvitej si ushtar fëmijë, duke qenë dëshmitar i gjërave më të keqija që mund të bëjë njerëzimi. Fuqia e vërtetë e librit vjen përmes shprehjes së Ung-ut se si dashuria mund t’i lejojë dikujt të mbijetojë madje edhe pas tragjedive më të mëdha të gjejë forcën për të kontribuar në shoqëri pas daljes në anën tjetër.

20. ‘E VËRTETA’ NGA NEIL STRAUSS

Nëse jeni në një marrëdhënie të gjatë ose nëse jeni larguar plotësisht nga një e tillë, ia vlen të lexoni këtë libër. Në “Të Vërtetën”, ju ndiqni udhëtimin e parë të Strauss nëpërmjet terapisë së varësisë seksuale dhe “dashurisë” në kërkimin e tij për të përcaktuar nëse ai mund të angazhohet në një marrëdhënie monogame me dashurinë e jetës së tij. Për të qeshur, prekës dhe ndonjëherë absurd, është një lexim transformues.

21. ‘Xhoni i Hekurt’ NGA ROBERT BLY

“Xhoni i Hekurt” është më pak një libër për burrat sesa një hetim historik, mitik dhe poetik mbi natyrën e mëshkujve të pjekur – lloji që ushqen, mbron dhe eksploron. Në thelb, në qoftë se ju mendoni se të jesh “si një djalë” do të thotë të jesh i prerë nga emocionet, i mbyllur në marrëdhënie dhe të mos mundesh të shprehësh botën tënde të brendshme për njerëzit rreth teje, lexoje këtë libër.

Është një thesar i mençurisë pa marrë parasysh gjininë ose pikëpamjet ekzistuese dhe gjithashtu shërben si një hyrje e mrekullueshme në njohuritë e psikologjisë jungiane.

22. ‘PIKA E GRUMBULLIMIT’ NGA MALCOLM GLADWELL

Njëzet e ca vjeçarët e sotëm janë rritur me mediat sociale, por ata po përgjohen në një formë të përjetshme të komunikimit. Malcolm Gladwell është një mjeshtër i përdorimit të të dhënave dhe raportimit, për të ilustruar shpjegimin e një aspekti të caktuar të mekanikave të shoqërisë.

23. ‘Mjelma e zezë’ NGA NASSIM TALEB

Njerëzit e duan iluzionin e sigurisë së përftuar nga parashikimet. Në “Mjelma e zezë”, investitori-filozof Taleb diagnostikon mënyrën se si njerëzit në mënyrë të gabuar mbështesin parashikimet si një mënyrë për të lëvizur nëpër botë dhe zbulon se si sistemet më të strukturuara janë më të prekshmit për t’u shembur – si sistemi financiar në 2007. Është e rrallë të gjesh një libër që mund të ndryshojë fjalë për fjalë mënyrën se si e mendoni botën dhe njohuritë tuaja në lidhje me të.

24. ‘MREKULLIA E MENDJES’ NGA THICH NHAT HANH

Hulumtimi shkencor konfirmon se praktika e lashtë e ndërmjetësimit të ndërgjegjes ka shumë përfitime, nga reduktimi i stresit deri te fleksibiliteti më i madh njohës, në rritjen e kujtesës në punë. Mjeshtri Zen i Vietnamit, Thich Nhat Hanh, me “Mrekullia e Mendjes” është ndoshta prezantimi më i mirë i praktikës. Nisur fillimisht një grup letrash të shkruara për një mik, libri mund të lexohet në një pasdite të vetme.

25. ‘AQ MIRË ATA NUK MUND T’JU INJOROJNË’ NGA CAL NEWPORT

Disa nga këshillat më të zakonshme që do të dëgjoni kur të filloni punë, është se nëse ndiqni pasionin tuaj, paratë do të pasojnë.

Por ka një paralajmërim të madh për këtë, argumenton Cal Newport, autor dhe profesor. Për shumicën e njerëzve, ai thotë se zotërimi i një aftësie të caktuar mund të çojë në gjetjen e pasionit tuaj, pasi zotërimi i kësaj aftësie mund të hapë dyer të reja dhe t’ju lejojë të përparoni në karrierën tuaj.

26. ‘INVESTITORI INTELIGJENT’ NGA BENJAMIN GRAHAM

Investitori miliarder Bill Ackman është vetëm një nga lojtarët e panumërt të Ëall Street që citon “Investitorin Inteligjent” si një libër që i ndryshoi jetën. I botuar së pari nga mentori i Warren Buffett, Benjamin Graham në vitin 1949, ai është një hyrje e thellë në njohjen e vlerës së investimeve. Edhe në qoftë se industria në të cilën punoni është larg nga financimi, këshillat e Graham do t’ju ndihmojnë të shfrytëzoni maksimumin e parave tuaja në mënyrë afatgjate.

27. ‘JEPNI DHE MERRNI’ NGA ADAM GRANT

Diçka në kulturën tonë na tregon se duhet të jemi barbarë dhe të luftojmë për t’u rritur profesionalisht. Por në “Jepni dhe Merrni”, psikologu Wharton Adam Grant tregon se si kjo pikëpamje e keqe është mjaft e gabuar. Hulumtimi tregon se njerëzit që krijojnë më shumë vlerë për të tjerët janë ata që përfundojnë në krye të fushave të tyre.

28. ‘THE POWER BROKER’ NGA ROBERT CARO

Në këtë libër, Robert Caro, shkruan për mënyrën se si Robert Moses e ribëri Nju Jorkun sipas vizionit të tij –është një biografi për këtë planifikues urban. Nëse doni të shihni parimet makiaveliane në veprim, lexoni këtë. “Mikpritja gjithmonë ka qenë një armë e fuqishme politike. Moses e përdori atë si një mjeshtër. I shoqëruar me personalitetin e tij karizmatik, një shuplakë shpesh bëri aq shumë punë sa një propozim”.

29. ‘FLOW’ NGA MIHALY CSIKSZENTMIHALYI

Pas rritjes së ndërgjegjësimit mbi ndjekjen e lumturisë, një nga aspektet e çuditshme të moshës madhore është zbulimi se kaq pak hulumtime empirike kanë shkuar në zbulimin e mekanikës së saj. Kështu, domosdoshmëria e Mihalik Csikszentmihalyi, “Fluksi: Psikologjia e Përvojës Optimale”, është distilimi i dekadave të hulumtimit se si vepron vërtet lumturia. Për Csikszentmihalyi, lumturia është një produkt i një jete të jetuar në kufijtë e saj, ku njeriu është duke u zgjeruar vazhdimisht dhe duke eksploruar ndjenjën e vetes.

30. ‘ZERO PËR NJË’ NGA PETER THIEL

Njëzetvjeçarët sot jetojnë në një botë ku sipërmarrësit e rinj bëhen miliarderë dhe themeluesit e teknologjisë kanë zëvendësuar ata të Wall Street-it, që Tom Wolfe i quante “mjeshtra të universit”.

Libri i Peter Thiel, është një udhëzues i kënaqshëm dhe konciz se si ndërtohen dhe menaxhohen bizneset.

31. ‘KALIMI I DETIT TË PANJOHUR’ NGA DAVID WHYTE

Ka relativisht pak shkrim mbi vendin e punës në jetën tonë. Kjo është arsyeja pse “Kalimi i Detit të Panjohur: Puna si pelegrinazh i identitetit” nga David Whyte është si një oaz në shkretëtirë. Në të, Whyte, poet britanik që tani jeton në Amerikë, krijon një karrierë jo si gurore që kapet, por si një bisedë e vazhdueshme që ka me botën dhe veten.

32. ‘GJËRAT E VOGLA TË BUKURA’ NGA CHERYL STRAYED

Nuk ka kolumnist më të madh këshillimor sesa Cheryl Strayed, i cili u shkroi përgjigje eseistike lexuesve të revistës letrare Rumpus nën emrin “Sheqeri”. Ato janë mbledhur në “Gjërat e Vogla” dhe kanë goditur shumë.

33.SI DO TA MATNI JETËN TUAJ?’ NGA CLAYTON CHRISTENSEN

“Si do ta matni jetën tuaj?” Është një meditim filozofik i paraqitur si një libër biznesi. Ka një mister në qendër: Kur Christensen u diplomua në Harvard Business School në vitin 1979, ai dhe shokët e tij të klasës ishin në krye të botës. Por nga ribashkimi i tyre pas 25 vitesh, shumë nga kolegët e tij ishin në krizë – qoftë në jetën private, qoftë në atë publike.

10 vendet që duhen vizituar këtë verë

Guida turistike, Lonely Planet zbulon destinacionet më të mira që duhen vizituar në vitin 2018.

Jani të pavendosur se ku do t’i kaloni pushimet vitin që vjen? Ja një listë me 10 vendet më të bukura që prezanton Lonely Planet.

Në vend të parë renditet Kili. Pas Kanadasë vitin e kaluar, për vitin 2018 është Kili destinacioni turistik më i rekomanduar për t’u vizituar.

Arsyeja? Në 2018-ën, vendi amerikano-jugor do të festojë 200 vjetorin e pavarësisë. Pas Kilit, vendi tjetër për t’u vizituar në vitin 2018, duhet të jetë Koreja e Jugut, e cila do të mirëpresë lojërat e ardhshme Olimpike të Dimrit..

Në vend të tretë është Portugalia, vend, i cili vitet e fundit ia ka dalë të mos jetë më nën hijen e Spanjës. Në vend të katërt renditet Xhibuti e më pas Zelanda e Re, Malta, Gjeorgjia, Ishujt Moris, Kina dhe Afrika e Jugut.

Mesa duket, janë kryesisht vendet e Azisë dhe ato të hemisferës jugore që dominojnë listën në fjalë./sn/

Sela e dorëzon shtëpinë si garancë për Fetah Alimin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka dorëzuar shtëpinë e tij si kaucion për lirimin e Albdulfetah Alimit nga fshati Orizare e Komunës së Likovës.

Alimi, heroi që shpëtoi Selën më 27 prill – natën e përgjakshme të Parlamentit, vitin e kaluar, gjendet në paraburgim nën akuzë për terrorizëm, ndërsa pala mbrojtëse e tij ka dorëzuar tashmë dokumentin zyrtar – shtëpinë e Selës në Livadhi të Strugës si garancion për mbrojtje në liri të Alimit, shkruan gazeta Koha.

Dokumenti është noterizuar dhe firmosur nga vet Sela para tre ditësh, ndërsa nesër Gjykata e Apelit pritet të sjell vendim nëse Alimi do mbrohet apo jo në liri.

Alimi deri më 27 prill ishte i punësuar si sigurim i Parlamentit, por për shkak të dyshimeve për “mos veprim” ai u pezullua nga MPB për t’u emëruar më pas nga ana e Zijadin Selës si sigurim i tij personal. Për veprën “cenim terrorist të rendit Kushtetues dhe sigurisë” përveç Abdylfeta Alimit dyshohen edhe 33 persona të tjerë, shumica prej tyre në paraburgim, përfshi edhe tre deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski, Ljuben Arnudov si dhe ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov bashkë me organizatorët e protestave, agjentët e DSK-së dhe të dyshuar tjerë. Pjesa më e madhe e të akuzuarve, që të gjithë maqedonas, tashmë mbrohen në lirimi, ndërsa Alimi vazhdon të qëndrojë në paraburgim. (koha.mk)

Gjermani: Film dokumentar për shqiptarin 13-vjeçar nga Maqedonia

Zijushi 13-vjeçar nga Maqedonia, ka qenë mirë i integruar në Bremerhaven. Megjithatë, ai është dashur të kthehet në Maqedoni. Shokët e tij të klasës e realizuan një film. Dhe ja se si duket sot Zijushi.

“Mundësisht në baza vullnetare” do të duhet të largoheshin personat e detyruar nga territori gjerman. Këtë mënyrë e preferon Qeveria gjermane me ëndje. Dhe në këtë mënyrë ata largohen “vullnetarisht” nga Gjermania, para se të dëbohen nga vendi.

“Mundësisht në baza vullnetare” është gjithashtu edhe titulli i një filmi dokumentar, të cilin e kanë realizuar nxënësit nga Bremerhaveni me Allegra Schneider dhe mësuesen Christine Carstens. Në të flitet për historinë e Zijushit 13-vjeçar, i cili me familjen e tij është dashur të kthehet në Maqedoni, pas tre vitesh qëndrimi dhe intergimi të mirë në Gjermani.

Familja është kthyer “vullnetarisht” në Maqedoni, por i ka ruajtur kontaktet me shkollën në Bremerhaven. Nga ky, dhe shumë udhëtime të tjera në kryeqytetin e Maqedonisë, në Shkup u realizua një film projekt. Aktualisht, Zijushi 14-vjeçar ka rrëfyer gjithë fatin e tij.

Për portalin “Butenunbinnen”, Zijushi ka spjeguar përmbajtjen e filmit, në të cilin ai dëbohet, ndërsa mësuesja e tij dhe disa gazetarë janë përpjekur që familja e tij sërish të kthehet në Gjermani. Filmi gjithashtu përshkruan edhe gjendjen e refugjatëve, transmeton Albinfo.ch.

Një vit të tërë familja e tij ka qëndruar në Maqedoni. Prindërit kanë tentuar të gjejnë punë, por pa sukses. Mundësia e vetme për ta ka qenë që të kthehen sërish në Gjermani.

Edhe pse tani kanë lejeqëndrim të përkohshëm, mundësia e dëbimit të familjes është e madhe.

Bashkëluftëtari i Begut e Mirsadit: Ata ishin luftëtarët më të mirë të Shqipërisë etnike! (Video)

Në homazhet e mbajtura te Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë kishte edhe shumë bashkëluftëtarë të pjesëtareve të Grupit të Kumanovës, shkruan Gazeta Lajm. Në mesin e tyre ishte edhe Arben Boletini, bashkëluftëtar i Begut e Mirsadit.

Në deklaratën për Gazetën Lajm dhe Klan Kosovën, Boletini thotë se Begu e Mirsadi kanë qenë luftëtarët më të mirë të Shqipërisë etnike, kurse për në Kumanovë tha se kanë luftuar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

STUDIUESIT E HUAJ DHE SHQIPTARË TË LETËRSISË GOJORE SHQIPTARE

Xhelal Zejneli

Lëvizja e romantizmit në Evropën Perëndimore ndërlidhej me interesimin për letërsinë gojore e për traditat folklorike. Në shek. XIX për letërsinë popullore shqiptare apo për folklorin shqiptar treguan interesim, jo vetëm studiuesit shqiptarë por edhe të huajt.

Konsulli i Austro-Hungarisë në Janinë, i konsideruar baba i studimeve shqiptare, i cili udhëtoi nëpër Shqipëri dhe në Ballkan – Johan Georg fon Han (1811-1869), botoi në gjermanisht veprën në tre vëllime Albanesische Studien (Studime shqiptare), Jenë 1854 . Hartoi një gramatikë në dialektin tosk dhe vuri në të një shtojcë 46 faqesh me këngë popullore, fjalë të urta dhe përralla. Më vonë botoi librin Përralla greke dhe shqiptare, Lajpcig 1864.
Mjeku gjerman Karl Hajnrih Teodor Rajnholt (1810-1880) botoi përmbledhjen me këngë popullore, rrëfenja dhe fjalë të urta shqiptare Net pellazgjike, Athinë 1855.

Folkloristi Xhuzepe Pitre (1841-1916) botoi përmbledhjen në katër vëllime Përralla, tregime e rrëfenja popullore siciliane, Palermo 1875.

Konsulli francez në Janinë e Selanik Ogyst Dozon (1822-1891) botoi librin me përralla dhe këngë popullore shqiptare Doracak i gjuhës shqipe ose albaneze, Paris 1879. Pasoi libri Rrëfenja shqiptare, të mbledhura e të përkthyera, Paris 1881.

Gjuhëtari çek, profesor i gjuhëve romane (frëngjishtes e italishtes) Jan Urban Jarnik (1848-1923) botoi materiale folklorike shqiptare, një poezi, dy përralla popullore dhe 53 fjalë të urta nga rrethi i Shkodrës në librin Mbi gjuhësinë shqiptare, Lajpcig 1881 si dhe përmbledhjen me rrëfenja dhe anekdota nga Shkodra Ndihmesë për njohjen e dialekteve të shqipes, Pragë 1883.
Albanologu austriak Gustav Majer (1850-1900), profesor i Universitetit të Gracit botoi librin me 14 rrëfenja shqiptare Rrëfenja shqiptare, Lajpcig 1884. Një pjesë e materialit të tij folklorik u ribotua në vëllimet V e VI të veprën e tij Albanesische Studien (Studime shqiptare), Vjenë 1896-1897. Pasoi libri Gramatikë e shkurtër e shqipes me tekste e fjalor, Lajpcig 1888. Libri përmban një numër rrëfenjash toske.

Indoevropianisti danez Holger Pedersen (1867-1954), profesor i Universitetit të Kopenhagës, vizitoi Shqipërinë më 1893 për të mbledhur material gjuhësor. Në Korfuz regjistroi 35 përralla popullore shqiptare dhe i botoi në librin Tekste shqiptare me fjalor, Lajpcig 1895.

* * *

Me letërsinë gojore apo me folklorin shqiptar u morën shumë studiues dhe krijues letrarë arbëreshë. Në gjysmën e dytë të shek. XIX, me grumbullimin e thesarit folklorik shqiptar u morën edhe studiuesit shqiptarë këndej Jonit dhe Adriatikut, të cilët me botimet e tyre ushqyen lëvizjen e zgjimit kombëtar me ndjenjën e traditës e të identitetit.

Një prej të parëve është Zef Jubani (1818-1880). Supozohet se ka lindur në Shkodër. Libri i tij Përmbledhje këngësh popullore e rapsodish shqiptare, Trieste 1871 përbën përmbledhjen e parë me këngë popullore gegërishte, madje është e para vepër folklorike e botuar nga një shqiptar për vetë Shqipërinë. Nga viti 1848 Jubani shërbeu për disa vite si ‘dragoman’ (përkthyes) i konsullit frëng në Shkodër – Lui Jasint Hekard-it (1814-1866), i cili përgatiste një libër për Shqipërinë e veriut. Atë e tërhiqte mjaft folklori dhe gjatë udhëtimeve nëpër malësinë shqiptare të veriut mori me vete të rinjtë Zef Jubanin dhe Halil Koplikun.

Një numër këngësh popullore që mblodhi aty dolën në një përkthim frëngjisht në veprën pioniere të Hekardit Histori e përshkrim i Shqipërisë së Epërme ose Gegërisë, Paris 1858. Gjatë qëndrimit në Itali, Jubani u prit nga Jeronim De Rada (1814-1903) me të cilin mbante letërkëmbim. Ashtu si poetë të tjerë shqiptarë, edhe Jubani, një poezi ia ka kushtuar Dora d’Istrias (1828-1888) – pseudonim i Helena Gjikës, autore e studimit Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore, botuar në frëngjisht më 1866 në revistën letrare të Parisit Revue des deux mondes. Ky studim luajti rol në lëvizjen kombëtare shqiptare të periudhës së Rilindjes. Këtë studim të Dora d’Istrias, filologu dhe folkloristi arbëresh nga Sicilia Dhimitër Kamarda (1821-1882) e përktheu në gjuhën shqipe dhe në vitin 1867 e botoi në Livorno. Një libër apo një antologji me poezi shqiptare, me titull A Dora d’Istria gli Albanesi, Livorno 1870 (Dora d’Istrias shqiptarët), Dhimitër Kamarda ia kushtoi Dora d’Istrias. Autori kishte përfshirë në të poezi të Preng Doçit, të Zef Jubanit, të Thimi Mitkos, të Jeronim De Radës, të Françesk Anton Santorit, të Zef Serembes etj.

Folkloristi Thimi Mitko (1820-1890, Beni Suef, Egjipt) nga Korça botoi përmbledhjen e dytë me letërsi gojore shqiptare. Mitkoja ishte përfaqësues i shquar i kolonisë shqiptare të Egjiptit. Botoi librin Bleta shqiptare, Aleksandri 1878. Përmbledhja përmban 505 këngë popullore dhe 39 përralla e fjalë të urta nga Shqipëria e jugut. Libri u shkrua me alfabet grek. Është e para përmbledhje me interes të vërtetë shkencor. Veprën e Mitkos e ribotoi në Vjenë më 1924 me alfabetin e shqipes – Gjergj Pekmezi (1872-1938). Mitko i dha Djimitër Kamardës këngë popullore, gjëegjëza dhe përralla për përmbledhjen e tij. Bleta shqiptare e Mitkos përbënte një vepër themelore për letërsinë gojore shqiptare. Por në Evropën Perëndimore lëvizja e romantizmit kishte rënë prej kohësh dhe bashkë me të edhe interesimi për letërsinë gojore e për traditat folklorike. Kjo rrethanë bëri që përmbledhja e Mitkos të mos pritej në botë me atë vëmendje që meritonte.

Punët në lëmin e folklorit i vazhdoi edhe Spiro Dine (1846?-1922) nga Vithkuqi në krahinën e Korçës. Ishte anëtar themelues i seksionit të Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip në Egjipt më 1881, të njohur si Shoqëria e Stambollit, të themeluar në Stamboll nga rilindësit më 1879. Dine pati letërkëmbim me De Radën, me Dhimitër Kamardën, me dijetarin nga ishulli Idhra (Greqi) – Panajot Kupitorin (1821-1881), me Jan Urban Jarnikun, me Dora d’Istrian, me Kostandin Kristoforidhin (1830-1895), me Visar Dodanin (rreth 1857-1939) dhe Gustav Majerin. Vepra e tij Valët e detit, Sofje 1908 është një përmbledhje monumentale me 856 faqe me folklor e letërsi shqiptare. Në 412 faqet e para kemi poezi atdhetare të vetë Dines si dhe të shkrimtarëve të tjerë të periudhës së Rilindjes: Koto Hoxhi, Thimi Kreji, Kostandin Kristoforidhi, Anastas Kullurioti (nga Athina), Loni Logori dhe Jani Vreto. Sikurse poetët e tjerë, edhe Dine i kushtoi poezi Dora d’Istrias.

I pari folklorist që mblodhi letërsinë gojore në mënyrë më sistematike dhe më shkencore ishte Shtjefën Gjeçov (1874-1928) i lindur në Janjevë afër Prishtinës. Bëri kodifikimin monumental dhe botoi të drejtën zakonore shqiptare, Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër 1933, i cili së pari u botua pjesë-pjesë në revistën Albania të Faik Konicës (1875-1942) më 1898 dhe 1899, ndërsa në vitet 1913-1924 në revistën Hylli i Dritës në Shkodër.
Kanuni u përkthye në italisht nga Pal Dodaj (Romë 1941) si dhe në anglisht nga Leonard Foks (Nju-Jork 1989).

Reagim nga Këshilli AntiKasino në Tetovë

Pershendetje!

Nuk deshiroj te keqkuptohem se ky shkrim i imi nuk eshte ne cilesine e reagimit, por eshte ne cilesine e falenderimit ndaj jush, dhe nderkohe sqarim per ju. Jam Xhemal Abdiu anetar i keshillit organizativ ANTIKASINO. Nuk me bie ndermend te flas per veten time por ne cilesine e zerit te popullit per balle kesaj te keqe e cila tangon shoqerine ne pergjithesi.

Falenderoj te gjithe, keshillin organizativ te protestave dhe masen e gjere te cilet e fuqizuan dhe mbeshteten protesten kunder kasinove, bastoreve dhe lojerave te fatit. Siç e dini se pari potencova historikun e lagjes dhe banoreve te saj te cilet sakrifikuan cdo gje ne zgjerimin e dijes, mbrojtjen dhe rritjen e saj – themelimin e Universitetit te Tetoves.

Gjithashtu theksuam se fillimi eshte ne Reçice te Vogel dhe do te vazhdoje deri ne dislokimin e te gjitha kasinove dhe lojerave te fatit kudo qofshin ato. Thirrjes per proteste ia bashkangjita kete thenie: “Jeta nuk shkaterrohet nga ata qe bejne gjera te keqija, por shkaterrohet nga ata qe i shikojne e nuk bejne asgje”. Ndersa sot do te shtoj edhe dicka tjeter se: “Edhe me keq nese pengojne ne ngritjen e zerit kunder te keqes”. Ndoshta nuk ja vlen, apo nuk ia vlen te bisedojme por eshte e pashmangshme te themi se u vertetua thenia: “Ra ky mort e u pame”.

Dua ta ndaj ne lidhje me kete me ju miq te nderuar, se kemi patur individ qe kane qene afer nesh, qe i njohim fort mire e qe na njohin, fatkeqesisht duhet ta themi se ne kesi momentesh kur jemi mbledhur per t’i thene NDAL te keqes, ai shkon me larg duke na punuar thikë pas shpine, bile me shpifje te llojit qe vetem ai i di. Derisa ne patem dijen dhe guximin te paraqesim kerkesat e popullates do ta kemi perseri guximin qe ta zbardhim edhe emrin e tij dhe gjithe te tjereve qe shpifin me profil te rrejshem.

Ju pershendes nga zemra juve qe e perkrahet fuqimisht kerkesen ANTIKASINO ndersa per shpifesit ju lus: “Nuk do lejojme qe njerezit negativ dhe toksik te huazojne kokat tona”. P.S. Sa per informacion keshilli organizativ vazhdon takime me organet pergjegjese dhe presim finalizimin e kerkesave tona edhe per kunder kercenimeve ndaj kesaj iniciative qe e llogaritim shume te drejte dhe fisnike. Per cdo risi do jeni te informuar paraprakisht!

Me respekt, Xhemal Abdiu,
Keshilli Organizativ ANTIKASINO

Dhuna në Kuvend, Alimi ofron garanci shtëpinë e tij

Gjykata Apelit nesër do të vendosë mbi ankesën e Abdylfeta Alimit ndaj vendimit të Këshillit Penal për vazhdimin e masës së paraburgimit si i dyshuar për terrorizëm më 27 prill. Familja e Alimit i cili më 27 prill shpëtoi deputetin Ziadin Sela ka ofruar si garanci shtëpinë. Edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka ofruar shtëpinë e tij si garanci për lirimin e Abdylfeta Alimit. Avokati i Alimit, Donço Nakov para trupit gjykues në Apel shpjegoi arsyet se pse Alimi duhet liruar nga paraburgimi. Sipas tij, ka dëshmi të mjaftueshme që tregojnë se Alimi është plotësisht i pafajshëm dhe se natën e 27 prillit ka mbrojtur deputetët.

Më vjen turp të përsëris arsyet pse Abdylfeta Alimi duhet të lirohet nga paraburgimi. Nuk ka bazë motivi për terrorizëm dhe motivet politike kur bëhet fjalë për një shqiptar përball 5 mijë qytetarëve. Paradoksi qëndron në faktin se Prokuroria Publike e ka propozuar dëshmitar për rastin e Ziadin Selës, ku aty shfaqen video incizime të Alimit duke mbrojtur deputetët, ndërkohë Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion e ndjek për terrorizëm. Dy Prokurori demantohen mes vete. Kemi mbi 70 dëshmitarë që thonë se Alimi ishte në mbrojtje të deputetëve. Personat me vepra më të rënda janë liruar, Alimi qëndron në paraburgim. Çfarë arsyetimi është ai se nuk ka ofruar garanci të mjaftueshme. Sipas kësaj logjike, të gjithë të varfrit duhet burgosur në Maqedoni – tha Donço Nakov, Avokat.

I akuzuari Alimi kërkoi nga trupi gjykues që t’i mundësohet të qëndrojë pranë familjes së tij, në arrest shtëpiak ose masa tjera të kujdesit.

Isha në vendim tim të punës ku punoj mbi 10 vite dhe që asnjëherë nuk kam pasur asnjë vërejtje. Dy herë më kanë ftuar në Prokurori për deklarata dhe më kanë falënderuar për bashkëpunimin në drejtim të zbardhjes së rastit. Kërkoj të mbrohem në liri. Kërkoj të jem pranë familjes time dhe fëmijëve të mi. Për asnjë çmim nuk largohem nga vendlindja ime – tha Abdylfeta Alimi, i akuzuar.

Abdylfeta Alimi dyshohet për veprën terrorizëm. Alimi ishte i punësuar si sigurim i Kuvendit. Më 27 nëntor, gjykatësi i procedurës paraprake kërkoi arrestimin e Alimit, por i njëjti aso kohe gjendej jashtë vendit. Për të mos dyshuar organet e rendit, Alimi u kthye në vend dhe u dorëzua vullnetarisht. Ai dyshohet për mos veprim kur janë hapur portat e Kuvendit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski, edhe pse Ligji mbi Parlamentin është shumë i qartë si cili potencon se personat e rendit në Kuvend nuk kanë të drejtë të ndërmarrin masa arresti apo pengese ndaj deputetëve në Kuvend.

Adrian Kerimi

Një ditë me gratë në burgun e Lipjanit/Cilat janë krimet më të rënda që kryen gratë në Kosovë (VIDEO)

Një ditë me gratë që vuajnë dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Kur dyert mbyllën hapet mendja e tyre.

Dhe atëherë e kuptojnë gabimin që kanë bërë në momente kur nuk ishin në gjendje të kontrollojnë sjelljet.

Këto veprime të grave të burgosura në Qendren korrektuese në Lipjan, dikujt i kanë kushtuar me jetë, raporton “Frontal” në T7.

Kurse ato vuajnë dënimin brenda grilave duke pritur fundin e qëndrimit i cili duhet kaluar vite që ai të vij.

SUSPENDOHET MËSUESI QË E RRAHU NXËNËSIN ME SHKOP TË DRURIT NË KOMUNËN E BUTELIT

Mësuesi që para dy ditëve me shkop të drurit e kishte rrahur një nxënës në shkollën fillore “Zhivko Brajkovsko”, është suspenduar derisa të zgjidhet rasti i plotë, thonë nga Komuna e Butelit.

Gjithashtu nga Komuna e Butelit shtojnë se në përputhje me Ligjin për shkollat fillore dhe Ligjin për marrëdhënie në punë, udhëheqësia e shkollës fillore në të njejtën ditë kur ka ndodhur rasti ka sjellur vendim për suspendim të profesorit në fjalë deri në zbardhjen e këtij rasti./tv21/

E thotë shkenca, banania mban larg sëmundjet e zemrës

Konsumi i përditshëm i bananes parandalon sëmundjet e zemrës dhe infarktet, sipas një studimi të fundit.

E pasur në kalium, ushqimet si banania ndalojnë bllokimet fatale që të ndodhin dhe ngushtimin e arterieve.

Shkencëtarët e universitetit të Alabama kanë zbuluar efektet pas testimeve tek minjtë, të cilit ishin në rrezik sëmundjesh zemre.

Minjtë u ushqyen me nivele të ulëta, normale dhe të larta kaliumi dhe rezultatet treguan se ata që ushqeheshin me nivele të ulëta kaliumi bëheshin më të mëdhenj.

Ndërsa ata që morën nivele të larta kaliumi kishin më pak ngushtim venash dhe reduktonin ngurtësimin e aortës. Por ama konsumi në nivele të larta shkaktonte dhimbje stomaku, të vjella dhe diarre.

Dr. Mike Knapton, thotë se moskonsumimi në nivelet e duhura i kaliumit forcon arteriet.

“Me më shumë studime, ne mund të shohim nëse format e sëmundjes tek njerëzit janë në të njëjtën mënyrë si tek trajtimi i minjve”, ka thënë ai për The Sun.

Zyrtarët thonë se duhen konsumuar 3500 mg kalium çdo ditë, çereku i të cilave plotësohet duke ngrënë dy banane. Ushqime të tjera të pasura me minerale janë patatja, brokoli, lakra, farërat, peshku dhe pula./sn/

MAQEDONIA, “VATRA” E RE E MARIJUANËS PËR QËLLIME MJEKËSORE

“Nëse prodhuesit e regjistruar tani vonë, të produkteve të marijuanës të përdorura për qëllime mjekësore, i vënë në jetë planet e tyre, fusha të tëra në Maqedoni, që mbulojnë një sipërfaqe prej 140 mijë metrash katrorë, do të mbushen shumë shpejt me bimë kanabisi”, thotë rrjeti investigativ “Birn”, transmeton TCH.

Vendi ynë fqinj e legalizoi këtë tip të marijuanës dy vite më parë, përmes amendimit të ligjit ekzistues mbi kontrollin e drogave opioide dhe substancave psikotropike, duke u bërë kështu një nga të vetmit në botë me të drejtën ligjore për të rritur dhe eksportuar kanabis mjekësor.

Sistemi është i ngjashëm me atë të modelit kanadez, që u lejon kompanive private rritjen e produkteve të kanabisit. Recetat që sugjerojnë mjekime të mbështetura te kanabisi duhet të lëshohen vetëm nga neurologët, radiologët, specialistët e sëmundjeve infektive dhe onkologët.

Gjashtë kompani maqedonase e kanë marrë deri tani lejen shtetërore për rritjen e bimëve në fjalë. Në këtë biznes janë përfshirë edhe të afërm të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, të cilët tani vonë u bënë thirrje edhe të tjerëve t’i bashkohen një tregtie të tillë potencialisht fitimprurëse, me argumentin se ajo mund t’i sjellë miliona euro ekonomisë së çalë të vendit.

Shitjet e marijuanës mjekësore nëpër botë e kapërcejnë nivelin e 7 miliardë eurove fitime në vit, shifër kjo që pritet të trefishohet gjatë 3 viteve të ardhshme./Top Channel/

Gostivar, numër i madh i të papunëve, vetëm 35 vende të lira pune!

Në tregun e punës në rajonin e Gostivarit kërkohen rreth 35 punëtorë të profileve të ndryshme, informon Koha.

Konkurset e shpallura nga Agjencia për punësim e Maqedonisë thonë se bëhet fjalë për vende pune nëpër firma që merren me tregti, ndërtimtari, hotelieri dhe të ngjashme.

Firmat kërkojnë: teknik makinerie, shitës, punëtorë ndërtimor, instruktor fituesi, kamerier, kuzhinier, motër medicinale etj.

Përndryshe, në Gostivar janë të evidentuar 6.224 të pa punë që kërkojnë aktivisht punë.