Ballina Blog Faqe 957

Punonjësja që pastron valixhet u bë menjëherë virale (VIDEO)

Një punonjëse japoneze është filmuar duke pastruar valixhet në aeroport para se pasagjerët ti merrnin.

Pamjet tregojnë se ajo vinte re cdo valixhe dhe e pastronte me një leckë të bardhë ndërkohë që kalonte në lëvizëse.

Është e paqartë se në cilin vend ka ndodhur apo valixhet e kujt janë.

Ky është një rast ndryshe nga sjellja që jemi mësuar të shohim nga keqtrajtimin e valixheve nëpër aeroporte.

Video është bërë virale në rrjete sociale dhe të gjithë e kanë komplimentuar për gjestin.

Vuani nga pagjumësia? Ja disa ushqime që ju ndihmojnë

A vuani edhe juve nga pagjumësia? Nëse po ka disa këshilla që duhet të ndiqni. Mbase ju duket e çuditshme por edhe ushqimet që konsumoni ju ndihmojnë të hiqni qafe këtë problem.

Sipas studimeve të kryera, është vërejtur se tek personat që vuajnë nga pagjumësia, në 90 % të rasteve nuk janë ushqyer me përbërësit e domosdoshëm. Më poshtë keni listën me disa ushqime që ju ndihmojnë kundër pagjumësisë.

Spinaqi

Spinaqi është i pasur me minerale dhe përmban sasi të konsiderueshme të fibrës, folatit, kaliumit dhe vitaminat A, C, E dhe K.

Çokollata

Sipas ekspertëve ciklet hormonale shkaktojnë konsumimin e disa mineraleve. Pluhuri i kakaos është një burim i shkëlqyer i këtyre mineraleve, por nëse nuk e gjeni dot, atëherë sigurohuni të konsumoni çokollatën e zezë. Sipas studimeve, sa më e lartë të jetë përqindja e kakaos tek çokollata, aq më e mirë do të jetë ajo për shëndetin tuaj.

Farat e kungullit

Pastrojini dhe piqini në furrë me pak kanellë dhe kripë. Më pas mund t’i përfshini ato në të gjitha gatimet tuaja, duke nisur nga lëngjet e frutave dhe perimeve, ëmbëlsirave apo picave.

Avokado

Kombinohet shumë mirë me një larmi ushqimesh dhe është një burim fantastik i yndyrnave të shëndetshme.

Orizi bulgur

Orizi bulgur nuk përmban gluten ndaj nuk duhet shmangur edhe nga ata njerëz që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit

Debat Plus me Ermal Pandurin/Tema: Selami i Erdoganit (VIDEO)

Debat Plus me Ermal Pandurin
Tema: Selami i Erdoganit
Të ftuar: Sulejman Çerkezi- Lëvizja për Drejtësi
Gëzim Kelmendi – Fjala
Imer Mushkolaj – Analist
Parim Olluri – Gazeta Online “Insajderi” 03.04.2018

Show Humor: Kur deputeti kapet në flagrancë (VIDEO)

Show Humor: Kur deputeti kapet në flagrancë

HUMOR I PAPARË/ Al Pazar (VIDEO)

Al Pazar – Dy rapsodët – 31 Mars 2018 – Show Humor – Vizion Plus

Al Pazar – Surpriza – 31 Mars 2018 – Show Humor – Vizion Plus

Al Pazar – Nurja ka diçka për të thënë

Al Pazar – Kur kapesh në flagrancë

Al Pazar – Montana – Montela në grabitje

Al Pazar – Nuse për Vishon

Al Pazar – Aneja dhe krushka dalin në park

Al Pazar – Përfaqesuesi i LGBT-së në Parlament

Bakteret e fshehura nën këmbët tona mund të jenë një armë e re kundër superbaktereve

Gjatë analizimit të qindra mostrave të dheut, hulumtuesit nga Universiteti Rockefeller zbuluan një familje të re të antibiotikëve. Këto komponente mund të ndihmojnë jashtëzakonisht në luftën kundër rezistencës antibiotike.

Një familje e sapo zbuluar e antibiotikëve të cilët banojnë në dhé mund të jetë arma jonë më e mirë kundër “superbaktereve” rezistente ndaj trajtimit, transmeton koha.net.

Hulumtuesit nga Universiteti Rockefeller i zbuluan përbërësit, të cilët quhen malacidine, ndërkohë që i analizuan më shumë se 1,000 mostra të dheut nga të gjitha Shtetet e Bashkuara. Kur vunë re se një numër i mostrave përmbanin malacidine, ata vendosën të gjurmonin pak më thellë në komponente.

Pas infektimit të minjve me MRSA, një baktere kjo që është veçanërisht rezistente ndaj shumicës së trajtimeve antibiotike, hulumtuesit i trajtuan brejtësit me malacidine dhe komponenti e eliminoi infeksionin në plagët e lëkurës së kafshëve. Hulumtimi i ekipit është publikuar në Nature Microbiology.

Në dhjetor të vitit 2016, Kombet e Bashkuara e ngritën problemin e rezistencës ndaj antibiotikëve në nivel të krizës, duke e quajtur atë një “kërcënim themelor afatgjatë për shëndetin e njeriut, për prodhimin substancial të ushqimit dhe për zhvillim”.

Asnjë cep i botës nuk është imun ndaj kësaj çështjeje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), dhe nëse nuk bëjmë diçka për këtë, së shpejti do të përfundojmë në “epokën postantibiotike”, një periudhë kjo në të cilën diçka e thjeshtë si një prerje e vogël mund të jetë vdekjeprurëse.

OBSH-ja bën thirrje që industria e kujdesit shëndetësor të zhvillojë antibiotikë të rinj për ta luftuar këtë çështje, dhe deri më tani, shumica e hulumtimeve janë kryer në laboratorë. Në këtë drejtim, qasja e ekipit të Universitetit Rockefeller që t’i kthehen natyrës për iniciativa, është mjaft unike.

“Çdo vend ku shkelni, ka rreth 10,000 baktere, shumicën e të cilave kurrë nuk i kemi parë,” tha studiuesi kryeor Sean Brady për The Washington Post. “Ideja jonë është se ekziston ky rezervuar i antibiotikëve në mjedis të cilin nuk e kemi arritur akoma”.

Ekipi tani po punon për ta përmirësuar efektivitetin e trajtimit të tyre ashtu që të mund të përdoret në njerëz. Megjithatë, siç tha Brady për BBC News, ky proces nuk do të jetë as i shpejtë dhe as i lehtë.

“Është e pamundur të thuhet se kur, ose edhe nëse, një zbulim i antibiotikut të fazës së hershme si malacidina do të vazhdojë në klinikë”, tha Brady. “Është një rrugë e gjatë dhe e vështirë nga zbulimi fillestar i një antibiotiku deri në një entitet të përdorur klinikisht”.

Megjithatë, e vështirë apo jo, kjo është një rrugë me vlerë, sepse rreth 700.000 persona vdesin çdo vit për shkak të superbaktereve rezistente ndaj ilaçeve, dhe ky numër mund të rritet deri në 10 milionë deri në vitin 2050 nëse nuk ndërmarrim asgjë tani.

A e dini sa para harxhoni vetëm për kafe në vit? Mësojeni tani

Disa njerëz nuk mund të fillojnë ditën pa një filxhan kafeje por kjo varësi ndaj kafeinës mund t’ju kushtojë shumë më tepër sesa e mendoni.

Një kalkulator i ri në Britani llogarit se sa ju kushton pija juaj e preferuar çdo vit, duke marrë parasysh llojin e kafesë dhe sa shpesh e pinë atë gjatë javës, dhe shuma përfundimtare mund të jetë mjaft tronditëse. Kalkulatori zbuloi se blerja e kafesë disa herë në javë mund të shkojë qindra paund në një vit.

“Të varurit” pas kafesë, të cilët e shijojnë atë pesë herë në javë, llogaritet të shpenzojnë deri në 700 paund në vit, kjo e barabartë me qira mujore të një banese.

Blerja e një kafe ekspres çdo ditë, për shembull, shkon në një shpenzim mesatar prej 12.50 paund në javë ose gati 650 paund në vit, kjo sipas kalkulatorit të shitjes me pakicë të “Play like mum”.

Edhe blerja e një kafe filtër që kushton më lirë, llogaritur për pesë herë në javë shkon në një mesatare pre 9.75 paund në javë ose 507 paund në vit.

Çmimet bazohen në koston mesatare të kafesë tuaj të zgjedhur në Kosta, Starbucks dhe Caffe Nero.

Për të përdorur kalkulatorin, të fiksuarit pas kafesë duhet të zgjedhin pije të preferuar nga një menu, dhe pastaj futni numrin e ditëve që e konsumoni. Llogaritësi pastaj ju jep një shpenzim mesatar javor dhe vjetor.

Po në Shqipëri?

Në vendin tonë çmimi i kafesë, duke i marrë në tërësi kafe, ekspres, makjato, duhet thënë se nuk kemi një mesatare çmimesh. Për shembull një makjato në zona të ndryshme të Tiranës fillon nga 60 lekë në Kombinat deri te deri në 120 lekë në bllok, ndoshta edhe më shumë, në varësi të orarit.

Por nëse marrim një mesatare të një makjato që kushton 80 lekë, viti ka 52 javë.

Nëse një shqiptar pinë 5 kafe në javë, shpenzimi shkon 400 lekë në javë, dhe 20,800 lekë në vit (mund te gjesh edhe ndonjë apartament me qira me këtë çmim).

Por duke ditur që kafedashësit nuk e mbyllin ditën vetëm më një kafe, kostoja është shumë herë më e lartë, kjo krahasuar edhe me të ardhurat mujore të një shqiptari. /SCAN./

VIDEO/Portokalli, 1 Prill 2018 – Historiania (Aleksandri i Madh dhe Kotzias)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Historiania (Aleksandri i Madh dhe Kotzias)

HUMOR/Portokalli, 1 prill 2018 (VIDEO)

HUMOR/Portokalli, 1 Prill 2018

Portokalli, 1 Prill 2018 – Muzikori (Rama dhe postblloku)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Together with love (Shkuesia)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Parodistet (Me mamin apo me gruan)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Kripa e detit dhe Lulzim Basha

Portokalli, 1 Prill 2018 – Melamini tek Medreseja

Portokalli, 1 Prill 2018 – Jam gjalle (Rruget Tirane Durres)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Dua te te bej te lumtur (S-Show dhe Berisha)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Giancarlo Jala (Tenderat dhe koncensionet)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Cifti i lumtur (Investitori arab)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Muzikori (Rama dhe postblloku)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Rutina e pasdites dhe Mjeket Spitalet

Portokalli, 1 Prill 2018 – Kater leneshat (Filxhani)

Portokalli, 1 Prill 2018 – Mami, Vajza dhe Shitesi (Veshjet e markes)

Ankthi dhe depresioni. Këshillon psikologu Jashar Demiri (VIDEO)

Jashar Demiri

NJE INTERVISTE E CILA KA BERE QE NJEREZ TE PANJOHUR TE ME DERGOJNE LEKE SI TE ISHA UNE NDONJE SHENJTOR..Hahaha..i falenderoj te gjithe,por do te doja t’i di kush jane keta njerez te cilet tregojne se m’i kane cuar me shpirt..

Nje qytetar ne Tetove,vitin e kaluar,tek lokali qe dikur quhej”Ali Baba”, kur mori vesh se kush isha, u ngrit,me futi 50 E ne xhep,gati si me zor,pagoi edhe kafet e tryezes ku isha bashke me ciftin Liman e Lumnie Telaku per promovimin e librit “Psikolog per vete” dhe iku duke me thene ngrohtesisht tek veshi:”para 30 vitesh,kam lexuar librin tend”Edukata seksuale” dhe jam mahnitur, me ka sjellur lumturine..ai liber..tani degjoj pothuajse cdo dite zerin tend qe na ka sjellur..qe ma ka shpetuar djalin tone nga ankthi..

Mbaje se ai zeri yt dhe i kengetares Anife Sefullai do jetojne per neve nder breza,me shekuj..”Iu luta qe te ulej e te me thoshte se kush ishte,por ai me perqafoi dhe iku nxitimthi me makinen e vet luksoze..Me vjen inate pse nuk ia mbajta mend targen e makines qe ta gjeja..As kamarieret nuk e njihnin,me thane qe ishte targe e Shkupit.Nuk mundem asgje tjeter te bej per keta..vetem t’i lutem Zotit qe te jua shperbleje ketyre njerezeve,kudo qe ata jane..

Fashat ngjitëse me proteina shërojnë më shpejtë plagët

Fashat ngjitëse të cilat përbehen nga një proteinë që gjendet në lëkurë të re, përshpejtojnë procesin e shërimit të plagëve dhe nuk lënë shenja.

Materiali përmban fibronectin, një proteinë e cila ndihmon përmbledhjen e indeve të lëkurës gjatë zhvillimit.

Në një studim të zhvilluar së fundmi në Universitetin Harvard, minjtë që janë trajtuar me fasha që përmbajnë fibronectin, plagët e tyre janë shëruar për tre ditë më shpejtë se sa tek ata që janë trajtuar me fasha normale. Gjithashtu pas shërimit të plagëve nuk u kanë ngelur shenja.

Shkencëtaret tani janë duke punuar që të zhvillojnë fashat ngjitëse me këtë proteinë, për përdorimin e përditshëm./kk/

Studim, fëmijët nga mosha 4-vjeçare vuajnë nga depresioni

Sipas një studimi tronditës fëmijët deri në 4 vjeç vuajnë nga simptomat e depresionit dhe ankthit.

Nxënësit në shkollat fillore janë duke përjetuar çrregullime të ngrënies, dëmtimin e vetes, kriza paniku madje edhe deri në mendime vetvrasëse.

Mësuesit paralajmërojnë se problemet e shëndetit mendor, bullizmi dhe ngacmimet seksuale janë bërë pjesë e përditshme e jetës për shumë fëmijë. 1 në 7 raste të problemeve me shëndetin mendor prekin fëmijët e moshën nga 4 – 7 vjeç ndërsa çereku i rasteve janë fëmijët nga 7 – 11 vjeç.

Shëndeti mendor në mesin e adoleshentëve ka qenë temë shqetësuese për shumë vite shoqëruar me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale dhe fiksimit për ty bërë si njerzit e famshëm.

Megjithatë, studimi i NASUWT thotë se probleme të tilla si depresioni po zhvillohen në moshat gjithnjë e më të vogla.

Studiuesit paralajmërojnë se mediat sociale po i dëmtojnë fëmijët e të rinjtë emocionalisht. Chris McGovern tha se fëmijët janë të varur nga teknologjia dhe analiza e vetvetes, duke shtuar: ” Kjo është një simptomë e shoqërisë sonë sot dhe ndikimi i keq i mediave sociale.”/am/

Elementet e pamjes së jashtme që ndikojnë vetbesimin e vajzave

“Vishni një vajzë bukur dhe do kuptoni që ajo mund të sundojë botën.”

Fuqia e takave, buzëkuqit, bizhuve, është e padiskutueshme. Të gjitha ne vajzat kemi nevojë për disa elemente apo shtysa që na bëjnë të ndihemi mirë me veten tonë dhe bukur në pamjen e jashtme.

Takat e larta

Këpucët me taka na bëjnë të dukemi më të gjata dhe na shtojnë dozën e feminitetit dhe sigurisë. Takat mund të jenë nga më të ndryshmet por më të rehatshmet janë katroret.

Syzet
Syzet duhen zgjedhur me kujdes në mënyrë që të përshtaten me formën e fytyrës…

Buzëkuq i kuq

Ngjyra e kuqe është shumë tërheqëse dhe buzëkuqi duhet zgjedhur duke patur parasysh edhe tonin e lëkurës

Aksesorët
Aksesori mund të jetë një gjerdan, një byrzylyk, perla apo edhe një unazë, ama janë detaje që marin vëmëndje dhe plotësojnë më së miri look-un tuaj./sn/

Zbuloni 10 punët që ju bëjnë të shtoni në peshë

Një studim i ri i zhvilluar online nga Harris Interactive, tregon se profesione të ndryshme me nivel të lartë stresi ju bëjnë të shtoni në peshë. Në të vërtetë, u suprizuam me shumicën prej tyre! Po i listojmë më poshtë…

Guidë udhëtimi…këta njerëz duhet të bëjnë gjithçka që të kënaqin klientët gjatë planifikimit të një udhëtimi. Përveçse mund të kenë shije krejt të ndryshme nga klientët, duhet të qëndrojnë ulur për disa orë.

Avokatët…në këtë fushë, stresi është gjëja më e zakontë. Të usheqehesh vetëm për të larguar gjëndjen e stresit është një praktikë e zakonshme në ktë profesion.

Punonjësit social…në këtë rast, orët e qendrimit ulur ndikojnë më tepër se gjithçka. Shpesh herë, punonjësit social, edhe ushqimin e hanë duke punuar, ulur, përpëra kompjuterit.

Mësuesit…

Artistët, dizenjuesit, arkitektët…këto lloj punësh nuk njohin orar dhe as regjim ushqimor. Hanë kur kujtohen, kur duan dhe punojnë gjithashtu pa orare.

Puna në administratë…sidomos këtu te ne, e dini të gjithë që puna në administratë nuk të bënë të lëvizësh nga vendi. Stresin nuk po e përmendim sepse ndryshe nga e njëjta punë në vendet jashtë, këtu nuk jemi të sigurt nëse punonjësit e administratës stresohen.

Shkencëtarët…është pak a shumë i njëjti regjim me atë të artistëve.

Policët…a nuk është lehtëisht i përfytyrueshëm nje polic që ha qofte me birra? E keni menduar ndonjëherë arsyen?! Thuhet se ky është profesioni më stresues nga të gjithë prandaj ushqimi është thjeshtë mënyrë për të luftuar stresin.

Agjentët e marketingut dhe marrëdhëniet me publikun

Specialistët e IT…epo, aq shumë orë sa kalojnë përpara kompjuterit, nuk është çudi/sn/

Schwarzenegger merr veten pas operacionit

Disa ditë më parë një ndër aktorët më të famshëm në botë, Arnold Schwarzenegger, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Operacioni ishte për të zëvendësuar një valvul që fillimisht ishte zëvendësuar 20 vite më parë.

Duket se për aktorin 70-vjeçar gjithçka ka shkuar mirë dhe sipas zëdhënësit të tij, Arnold gëzon shëndet të plotë.

Menjëherë pasi u përmend, aktori ka folur me familjarët e tij duke thënë: “Unë jam kthyer”.

Tashmë që është mirë, pritet që aktori të rikthehet me projekte të reja për fansat e tij./sn/

Humbi jetën disa orë pasi fitoi ndeshjen, boksieri i shpëton jetën 7 personave

Boksieri Scott Westgarth që humbi jetën pak kohë mbasi fitoi titullin gjatë ndeshjes së boksit ka shpëtuar jetën e 7 personave të tjerë.

31-vjeçari para se të vdiste vendosi t’ia dhurojë organet e tij njerëzve që kishin nevojë.

Westgarth mendohet se pësoi gjakderdhje në tru gjatë një ndeshje në tru por arriti që ta mbajë veten deri pas intervistave të mbrëmjes, ku edhe humbi ndjenjat.

Ai u dërgua menjëherë në spital atë natë por tragjikisht humbi jetën një ditë pas ndeshjes.

Nëna e tij Rebecca zbuloi me krenari se boksieri vendosi që ti ndihmonte njerëzit deri në fund. Ajo shtoi se djali i saj i ndihmonte shumë të varfërit dhe bënte gjithçka për ata që kishin nevojë.

Rebecca në spital zbuloi se 31-vjeçari e kishte vendosur emrin e tij në listën e donatorëve të organeve tri herë.

Ndërsa u ul pranë tij në spital, 58-vjeçarja mendoi se kushdo që do ta merrte zemrën e tij do të ishte person me fat.

Organet e boksierit kishin arritur që të shpëtonin jetën e 7 personave.

Rugova: Ngjarjet e fundit në Kosovë, skenar nga Thaçi, Rama e Vuçiq

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë kanë qenë të përgatitura.

Duke iu referuar ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në veri të vendit për ta arrestuar zyrtarin serb, Marko Gjuriq, dhe dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq, me kërkesë të Turqisë, Rugova ka thënë se ato janë bërë me një skenar të udhëhequr nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Rugovës, në përgatitje të këtij skenari ka gisht edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Po tentojnë të arrijnë, me Aleksandar Vuçiqin, që ta bëjnë një kompromis serbo-shqiptar”, ka thënë Rugova në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

“Hashim Thaçi është notari më i mirë në ujëra të turbullt dhe në kriza”, ka deklaruar Rugova.

“E ka mbrapa Edi Ramën, me një qasje të çuditshme”, është shprehur deputeti i LDK’së.

Duke folur më tej për Thaçin, Ramën e Vuçiqin, Rugova ka thënë se ata përbëjnë “një treshe që po funksionon ‘par exellence’”.

Rugova ka pyetur pse Thaçi dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime të fshehta. “Pse dialogu të udhëhiqet mes presidentëve, kur ne jemi republikë parlamentare?”, ka thënë ai.

“Pse të takohen? Për çka të takohen ata?”, ka pyetur më tej Rugova.

Ai ka thënë se LDK nuk do të lejojë që Kosova të dëmtohet. “LDK është këtu ta ruajë këtë shtet”, është shprehur ai.

Alarmi i psikoterapistëve: Pornografia ka efekt të tmerrshëm, po ndryshon breza të tërë të rinjsh

Të shohësh një marrëdhënie seksuale normale ose dy njerëz të përfshirë në një marrëdhënie sensuale të kënaqshme dhe reale mund të mos jetë e dëmshme, madje mund të jetë një ide e mirë.

Por industria pornografike me vlerë 97 miliardë dollarë ka një mendim tjetër (dhe qëllim): të eksitojë meshkujt shpejt për të marrë përfitimin monetar. Gjë që konsiston në erotizimin e degradimit të femrës.

Një studim lidhur me sjelljen në skenat e filmave për të rritur, 90% e 304 skenave të zakonshme përmbajnë dhunë fizike ndaj femrave, të cilat, gati në të gjitha rastet, nuk bëjnë rezistencë ose japin pëlqimin e tyre lidhur me aktivitetin.

Skenat bëhen akoma më “tinëzare” kur këto femra u luten partnerëve të ndalojnë, por për çudi e pranojnë dhunën dhe fillojnë ta shijojnë seksin, paçka se ai mund të jetë tepër i dhimbshëm.

40% e fëmijëve nga mosha 10-17 janë të ekspozuar ndaj pornografisë online. Problemi qëndron në faktin se fëmijët, madje edhe studentët, mësojnë dhe mësohen me idenë se femra dhe seksualiteti i saj ekziston vetëm për të kënaqur meshkujt dhe se ajo është thjesht e varur nga dëshirat e meshkujve.

Përveç kësaj, ka hamendësime se pornografia ka ndikuar në liberalizimin e mendimit. Meshkujt heteroseksualë, që janë shikues të rregullt të pornografisë, janë më të predispozuar të jenë dakord me martesën mes personave me të njëjtën gjini sesa ata që nuk shohin porno. Nga ana tjetër, ata janë më pak të prirur të përkrahin lëvizjet pro-femrave.

Ndoshta sepse pornografia e lidh agresionin me seksin, femrat që ndjekin porno janë më pak të afta për të ndërhyrë kur janë dëshmitare të akteve të tilla në jetën reale e për pasojë kanë më pak mundësi për të kuptuar se kur rrezikohen edhe vetë nga sulmet seksuale. Kjo gjë sjell padyshim shfrytëzim dhe abuzim të vajzave të çfarëdolloj moshe, qoftë nga një person apo nga shumë.

“Pornografia ka një efekt të tmerrshëm në atë që vajzat e reja besojnë se duhet të duken gjatë aktit seksual”, – tregon Leslie Bell, psikoterapiste dhe autore e “Hard to Get”.

Duke qenë se shumica e përdoruesve të faqeve me përmbajtje materialesh pornografike janë djem, mundësia që këta persona t’i diskriminojnë femrat e t’i shohin si lodra seksi është tejet e madhe. Ndërkohë, pornografia te të rinjtë adoleshentë, pra nga mosha 10-17, është akoma më e dëmshme pasi ideja dhe kuptimi mbi seksin është 360 gradë ndryshe nga ajo që është në të vërtetë.

Njihuni me shqiptaren që po ‘çmend’ grekët, një talent i rrallë në gatim (VIDEO)

Me pamjen plot hire, ajo mund të ishte shumë mirë një modele, por ka zgjedhur një tjetër rrugë për të qenë pranë artit dhe botës së spektaklit: Pasionin për gatimin!

Për ta çuar këtë pasion në një tjetër nivel, atë të një shefi të suksesshëm kuzhine që bën të lumtur njerëzit që shijojnë ushqimin e mirë!

Madalena Jozja është vajza me origjinë nga Shkodra, por e lindur në Selanik, e cila po “çmend” grekët me talentin e saj në kuzhinë, shkruan ShkodraNews.
22-vjeçarja ka studiuar 4 vite për kuzhinë në Greqi dhe tashmë është pjesë e garës në një prej konkurseve më të famshme të gatimit “Hell’s Kitchen”.

Madalena ka arritur të ngjisë me shpejtësi dhe sukses shkallët e këtij konkursi që sonte transmeton në Antena episodin e 5-të.
Familjarët e Madalenës thonë se ajo pasionin e gatimit e ka ushqyer që në fëmiri, e sot po shkëlqen në Greqi. Ndoshta në një të ardhme Madalenën e bukur do ta kemi një shefe kuzhine me famë edhe në Shqipëri.

Qeni ngacmonte egër hundën e gruas, shkon tek doktori dhe zbulon se ai i paska shpëtuar jetën

Lauren Gauthier është një grua amerikane që jeton në Masaçusets dhe shumë vite i është dedikuar shpëtimit të kafshëve të abuzuara dhe të braktisura dhe e konsideron këtë aktivitet shumë të rëndësishëm dhe thelbësor në jetën e saj.

Për këtë arsye, ajo hapi një fondacion të quajtur “Magic’s Mission Beagle & Hound Rescue” dhe ishte këtu që një lidhje shumë e veçantë u krijua me Victoria-n, një qen me një sy të vetëm i racës Black and Tan Coonhound, i cili arriti t’i shpëtonte jetën.

Victoria shpejt u bë e dashur me Lauren dhe menjëherë tregoi anën e saj të ëmbël dhe të dhembsur, megjithatë, qëndrimi i saj ndryshoi pak më vonë.

Ajo ishte gjithmonë shumë nervoze dhe në vend të flinte në mënyrë paqësore me gruan siç e kishte bërë gjithmonë, qeni kishte filluar të sillej në një mënyrë të çuditshme: Ai ngeacmonte hundën e Lauren me këmbëngulje, deri në pikën sa kjo u bë një gjë mjaft e bezdisshme për gruan.

Lauren e njihte mirë miken e saj dhe, për shkak të kësaj, këmbëngulja e saj për të nuhatur hundën e gruas i ngriti gruas dyshime.

Derisa ajo e kuptoi se kishte një pikë të kuqe në hundë dhe vendosi të shkonte tek mjeku.

Rezultatet e analizave treguan një diagnozë për të cilën Lauren nuk ishte fare e përgatitur, në fakt kur iu komunikua ajo u fik menjëherë. Pika e kuqe në hundën e tij ishte një lloj i kancerit të lëkurës të quajtur Carcinoma Basocellulare, shkruan ShkodraNews. Për fat të mirë, Victoria ishte në gjendje ta vinte re në kohë dhe mjekët arritën ta largonin atë pa shumë komplikime.

“Unë i jam mirënjohëse Victoria-s. Ne të dyja gjithmonë kemi pasur një lidhje shumë të thellë, por nuk e dija se ajo do të ishte në gjendje të vinte re një sëmundje të tillë “, tha gruaja në një intervistë me “Love What Matters”.

Fytyra e Lauren-it tani është pa probleme, por nëse nuk do të ishte për Victoria-n, me siguri kjo histori do të përfundonte në një mënyrë tjetër.

Duket absurd, por shumë qen janë trajnuar për të identifikuar lloje të caktuara të sëmundjeve ose kancereve, ose për të na shpëtuar njerëzit nga katastrofat, shkruan ShkodraNews. Nuk ka dyshim se qeni është miku më i mirë i njeriut dhe në disa raste edhe mund të themi se ne nuk e meritojmë fare miqësinë e tyre.

Çfarë mendoni për këtë histori të pabesueshme? Lini një koment dhe mos harroni të ndani atë që Victoria ka bërë me miqtë tuaj në Facebook.