Ballina Aktualitet Lajme Edhe tre ditë përfundon fushata zgjedhore, partitë vazhdojnë të japin premtime

Edhe tre ditë përfundon fushata zgjedhore, partitë vazhdojnë të japin premtime

Kanë mbetur edhe tre ditë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore ku të premten fillon heshtja parazgjedhore. Partitë politike në Maqedoninë e Veriut dhe kandidatët e pavarur pjesëmarrës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit edhe sonte vazhduan me prezantimin e programeve të tyre zgjedhore dhe premtimet e tyre, për të fituar besimin e qytetarëve për qeverisje të komunave në katër vitet e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) sonte mbajti tubim në Kriva Pallankë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev. Ai premtoi se elektantë me erë 415 megavat do të ndërtohen në Rankovce si dhe në komunat fqinje nga kompania gjermane “VPD” që është investim prej 500 milion eurosh. “Do të vendosen gjithsej 69-të turbina të reja me erë. Kjo është katër herë më shumë se 16-të turbinat e instaluara përgjatë kufirit me Republikën e Greqisë.” tha Zoran Zaev.

VMRO-DPMNE sonte ishte në tubimin në Shkup pata Filarmonisë. I pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj partie Hristjan Mickoski, i cili theksoi përkrahjen ndaj kandidates së pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovskës. Në këtë tubim u prezantua lista e këshilltarëve në Shkup e cila udhëhiqet nga Trajko Slaveski nën numrin 7. Nga ky tubim u tha se po luftojnë për një Shkup modern dhe rezultate që do të vijnë shpejt.

Bashkimi Demokratik për Integrim (B D I) vazhdoi fushatën parazgjedhore në Strugë duke prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Ramiz Merkon, listën e kandidatëve për këshilltarë, si dhe programin zgjedhor për Strugën. Kryetari i B D I-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale ndaj kandidaturës së Merkos duke e vlerësuar punën e tij të dëshmuar. “Ky është mandat që do jetësojmë Korridorin e 8 që lidh Shkupin, Durrësin dhe Prishtinën, që fillon të realizohet në këtë mandat.” tha Ali Ahmeti në fjalimin e tij.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (ASh) dhe Alternativa (AAA), sot mbajtën tubim në Dibër ku të pranishëm ishin kryetarët e këtyre partive, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, nga ku u prezantua kandidati për Dibrën, Bekim Pocesta. Ndërkaq, koalicioni mbajti tubim edhe në Strugë

Lëvizja Besa sonte qëndroi në Çair nga ku u prezantua kandidati Kastriot Rexhepi, i pranishëm ishte edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ai kërkoi përkrahjen e qytetarëve dhe tha se me Kastriotin në krye të Çairit do të vijnë edhe ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike në Komunën e Çairit.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) mbajti tubim në Studeniçan, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi. Nga atje u prezantua kandidati për këtë komunë, Azem Sadiku.

Kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit Danela Arsovska, në tubimin kryesor në Shkup para Filarmonisë prezantoi programin e saj, ku premtoi se do e bëjë Shkupin qytet modern dhe evropian. “Ne do të ndërtojmë 5 mega parqe dhe do ta bëjmë Shkupin përsëri një qytet të gjelbër. Ne do të ndërtojmë një rrethrrotullim pranë Mavrovkës dhe do ta bëjmë trafikun më funksional në të gjitha pikat problematike. Nuk do të ketë më vendbanime të harruara në qytet dhe infrastruktura do të investohet atje. Ne do të inicojmë mbrojtjen e Vodnos me ligj, pa makina. Me transportin publik falas dhe blerjen e 250 eko autobusëve, qytetarët e Shkupit do të marrin një zgjidhje ekologjike në vend të një utopie.” tha Danela Arsovska.

VIDEO bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews