Ballina Aktualitet Zgjedhjet Lokale në Gostivar/ Ja sa persona kanë votuar deri në orën...

Zgjedhjet Lokale në Gostivar/ Ja sa persona kanë votuar deri në orën 15:00, krahasuar me raundin e parë

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve të shtata lokale në Maqedoninë e Veriut që nga mëvetësimi i vendit. Deri në orën 15:00 në Gostivar kanë votuar 22.796 votues, gjegjësisht 28.15% transmeton Tetova News.

Për krahasim, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, deri në këtë orë në Gostivar kishin votuar 19.415 votues, gjegjësisht 23.97%.

Deri në orën 13:00 në Gostivar kanë votuar 15.236 votues, gjegjësisht 18.81% transmeton Tetova News.

Për krahasim, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, deri në këtë orë në Gostivar kishin votuar 10.946 votues, gjegjësisht 13.51%.

Bonus video:

https://youtu.be/Aqxhdn3cDHU

@tn.lajmelokale
@tetovanews