Ballina Kronika Aksident në autostradën Tetovë – Shkup (VIDEO)

Aksident në autostradën Tetovë – Shkup (VIDEO)

Një àksidènt ka ndodhur sot në autostradën Shkup-Tetovë, njofton monitor.mk që ka publikuar videon nga vendngjarja, transmeton Tetova News.

Një automjet ka devijuar nga rruga dhe është ngjitur në gardhin metalik që ndajnë korsitë e dy drejtimeve të autostradës.

Nuk ka informacione zyrtare për të lënduar. Organet kompetente ishin në vendin e ngjarjes për të zbardhur rastin, shkruan monitor.mk dhe do të pritet njoftimi zyrtar nga Ministria e Brendshme për detajet nga ky aksident.

@tn.lajmelokale
@tetovanews