Ballina Kronika Golem , një burrë dhe një grua gjenden të vdekur në banesë

Golem , një burrë dhe një grua gjenden të vdekur në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Golem ku një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në banesë. Nga informacionet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi. Shtetasit M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë janë gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune ditën e sotme rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Burri dhe gruaja u asfiksuan nga gazi në Golem, familjet i kërkonin pasi nuk përgjigjeshin në telefon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem të Kavajës një ditë më parë, ku dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga gazi në banesë. Viktimat, Mihal Jani dhe Anila Llulla, përkatësisht 60 dhe 50 vjeç, janë gjetur sot nga policia pas njoftimit të familjarëve të tyre se kishin humbur kontaktet. Sakaq, çiftit nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup, ndërsa policia njofton se grupi hetimor vijon hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ka qenë djali i Mihal Janit ai i cili ka kërkuar ndihmën e policisë se i ati nuk i përgjigjej në telefon. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në banesën e Janit së bashku me të birin, duke hapur derën me forcë. Më pas, u konstatuan të vdekur Mihal Jani dhe Anila Llulla, përkatësisht 60 dhe 50 vjeç. Dyshohet se Mihal Jani dhe Anila Llulla kanë ndërruar jetë një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi. Mësohet se 50-vjeçarja Anila Llulla, është larguar nga shtëpia e saj në Tiranë dy ditë më parë, dërsa i biri ka kallëzuar në policia dje pasdite në Komisariatin Nr.4, që nëna i ishte larguar nga shtëpia.

Njoftimi i Policisë

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J,  pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem  dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews