Ballina Kronika Italiani e ngacmonte, shqiptarja e vret me thikën e kuzhinës

Italiani e ngacmonte, shqiptarja e vret me thikën e kuzhinës

E goditi me thikë kuzhine si reagim për ngacmimet sek*suale.

Kjo ishte dinamika e vrasjes së ndodhur të mërkurën në lagjen Sant’Andrea në Novara, me autore një grua shqiptare, e cila është arrestuar nga karabinierët me akuzën e vrasjes me dashje, pas marrjes në pyetje për një kohë të gjatë.

Mide Andreu, 51 vjeç, e martuar e me fëmijë, prej tre vitesh bënte punët e shtëpisë një herë në javë në shtëpinë e Antonio Amicuccit. Dje, sipas deklaratës para karabinierëve, 68-vjeçari e preku me duar dhe nuk ishte hera e parë që e bënte.

Që aty pati zanafillën sherri, gjatë të cilit 51-vjeçarja rrëmbeu një thikë kuzhine dhe e goditi disa herë në gjoks Amicuccin. Më pas, me lot në sy, vrapoi te fqinja duke i treguar që e kishte goditur me thikë e duke i kërkuar të thërriste ndihmën. Edhe pensionisti, ende i vetëdijshëm, telefonoi urgjencën.
Megjithatë, mbërritja e ndihmës dhe e karabinierëve ishte e kotë, pasi Amicucci ndërroi jetë.
Ai banonte në një apartament në katin e dytë bashkë me qenin e tij. Me origjinë nga Ortona, Abruzzo, ai ishte vendosur në Novara në vitet ’70 bashkë me gruan, me të cilën u nda në vitet 2000.

Që atëherë, Amicucci kishte koleksionuar një seri denoncimesh për ngacmim e përndjekje nga ish-gruaja dhe e bija, çka i solli edhe një periudhë burgosjeje. I kthyer për pak kohë në Ortona, edhe aty u arrestua për lëndim dhe kërcënime. Prej pak vitesh jetonte në Novara dhe rrallë dilte, për shkak të problemeve me shëndetin.

Tetova News në YouTube:

Pavarësisht historisë së viktimës, karabinierët dhe gjyqtari që morën në pyetje shqiptaren vendosën arrestin me burg. Sipas prokurorit, gruaja kishte reaguar në mënyrë impulsive, duke e goditur shumë herë me thikë.

Disa nga plagët ishin të lehta, të tjera kishin prekur organe jetësore, ndërkohë që autopsia do të përcaktojë se cila ishte goditja fatale.