Ballina Kronika Janë arrestuar dy të punësuar në “Transporti hekurudhor”, pas paraqitjes se në...

Janë arrestuar dy të punësuar në “Transporti hekurudhor”, pas paraqitjes se në punë kanë prodhuar kriptovaluta

Dy të punësuar në “Transporti hekurudhor” dje janë shoqëruar në polici pas denoncimit se në zyrën zyrtare kanë prodhuar kriptovaluta, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Rastin në MPB e ka denoncuar një person udhëheqës në ndërmarrje, pasi ka vërejtur shpenzim më të madh të rrymës, për çka ka dyshuar se po prodhohen kriptovaluta.

“Duke vepruar pas denoncimit të pranuar në orën 18:30 nga ana e një personi udhëheqës në Hekurudhat e Maqedonisë – transport, sipas së cilit në zyrën e pajisur me kompjuter, në të cilën kanë qenë disa të punësuar, ka vërejtur shpenzim më të madh të rrymës, për çka ka dyshuar se prodhohen kriptovaluta, zyrtarë policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas masave të ndërmarr dhe aktiviteteve i kanë arrestuar dy personat e arrestuar në hekurudhat, të cilët kanë shfrytëzuar zyrën, pas çka hapësira është vulosur. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të ngritët procedurë adekuate”, thanë nga MPB.

@tn.lajmelokale
@tetovanews