Ballina Aktualitet Këto janë dyshimet e para për shkaqet e aksidentit të autobusit në...

Këto janë dyshimet e para për shkaqet e aksidentit të autobusit në Bullgari (VIDEO+FOTO)

Autobusi ka dalë nga autostrada Struma në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, afër Pernikut. Sipas informacioneve fillestare, autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur. Në atë moment është derdhur karburanti pasi në autobus ka punuar ngrohja. Ka rënë zjarr dhe ka ndodhur aksidenti fatal për pasagjerët që po ktheheshin nga Stambolli për në Shkup. Zjarri ka rënë në pjesën e përparme të autobusit dhe për këtë arsye është djegur plotësisht në pjesën e përparme. Këto detaje u zbuluan në një deklaratë për Televizionin Kombëtar Bullgar nga Vasko Pirgov, i cili është ekspert i motorëve me djegie të brendshme dhe ishte ndër të parët që mbërriti në mëngjes në qarkoren fatale. Sipas tij, pranë sediljeve të përparme shoferi ka pasur tuba të mbushur me naftë, dhe për këtë shkak ka ndodhur shpërthimi.

“Zjarri është shkaktuar nga një gabim njerëzor i shoferit, i cili ka shikuar rrugën. Atje ka një shatërvan ku ndalojnë njerëzit në nevojë, është për pushim, ka disa lokacione të tilla dhe është e rrethuar me parmakë. Duke hyrë në trotuar, shoferi godet dhe e thyen tabelën që tregon se ka shatërvan. Ajo shenjë ka fluturuar rreth 35 metra. Autobusi me siguri ka udhëtuar me më shumë se 100 kilometra në orë. Nuk ka gjurmë të frenimit nga autobusi, kështu që shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate”, tha Vasko Pirgov, ekspert i motorëve me djegie të brendshme.

Hetimi i autoriteteve bullgare duhet të zbardhë shkaqet e zjarrit dhe tragjedisë fatale që tronditi dy vendet. Hetimit i është bashkuar edhe policia e Maqedonisë.

“Pas bisedës telefonike me kolegun tim bullgar Rashkov, një ekip i
Ministrisë së Brendshme, në krye me ndihmës-drejtorin e policisë së uniformuar dhe e përbërë nga përfaqësues të Departamentit të policisë rrugore dhe Departamentit të ekzaminimit dhe ekspertizës tekniko- ligjore, tashmë është në rrugë për në Bullgari dhe është në dispozicion për të ndihmuar dhe mbështetur kolegët bullgarë. Pres përgjigje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse nga shërbimet kompetente”, shkroi në Facebook, Oliver Spasovski, Ministër i punëve të brendshme.

Kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij bullgar Stefan Janev sot nuk dhanë informacione për shkaqet e aksidentit ku humbën jetën 45 pasagjerë, të cilët po ktheheshin nga Turqia. Të dy kryeministrat kanë thënë se kjo do të përcaktohet nga autoritetet e hetimit./Alsat.mk

Emrat e udhëtarëve që ishin në autobusin e aksidentuar në Bullgari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sofje të Bullgarisë, ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe 7 kanë mbetur të lënduar.

Lista e emrave të personave që ishin në këtë autobus:

Memedi Kadri-1967

Shiroki Muhsin-1989

Ljupço Zafirov –

Luan Ahmeti – 2017

Xhihan Ahmeti-1985

Alban Ahmeti-2017

Avni Ahmeti -1985

Ibraim Rustemi – 1967

Fevzije Rustemi -1971

Alejna Amedi – 2000

Halime Fejzullahu – 1971

Hamije Haliti – 1970

Nermije Haliti – 1968

Sumeja Brava – 1994

Naxhije Abdulloska – 1950

Albina Beluli – 1998

Gazmend Ukali – 1994

Hatixhe Islami – 1960

Mexhide Iseni-1958

Hamdi Iseni – 1962

Almira Ramanovska – 1984

Enis Ramanovski – 1980

Rabija Sali – 1960

Zilija Mustafovska – 1973

Sade Mustafovski – 1971

Belma Jahi – 2014

Ramiz Jahi – 2001

Fikrije Iseni – 1982

Anisa Iseni – 2007

Razije Jahi – 2009

Anesa Muhaxheri – 2004

Ergin Jahi – 2007

Omer Jahi – 2010

Erda Muhaxheri – 2006

Ajla Jahi – 2007

Senije Jahi – 1986

Amiet Jahi – 1976

Medina Lutfiu – 1996

Lulzim Sulejmani – 1995

Shefija Osmanova – 1958

Alja Fera – 1998

Jehona Sali – 2000

Zulejha Jasharovska – 2005

Elmedin Pajazitovski – 2005

Gjula Jasharovska – 1972

Gjulizarka Pajazitovska – 1973

Ilmija Jasharovska – 1999

Ebip Pajazitovski – 1972

Visar Aliti – 1998

Minir Jasharovski – 1971

Orhan Aliti – 1976

https://youtu.be/s1Fm4K0zVVU

Krejt çka dihet deri tani nga tragjedia me 45 viktima

45 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, shkruan Alsat.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë i kanë mbijetuar aksidentit dhe janë dërguar për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë.

Në autobus besohet se kanë qenë 52 persona ndërsa shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar. Nga hetimi sipërfaqësor mësohet se autobusi mund të ketë goditur një parmak, por edhe një defekt me sistemin e ngrohjes pas çka autobusi ka marrë flake.

“Me gjasë ka pasur ndonjë problem teknik apo ndonjë gomë ka shpërthyer”, tha Nikolai Nikolov për BTV. Ai po ashtu tha se ka gjasa që zjarri ka shpërthyer para se të autobusi të rrokullisej.

Bullgaria është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse në vjetët e fundit.

Aksidenti i fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kanë vdekur pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë. Aksidentet zakonisht janë shkaktuar për shkak të kushteve në rrugë, makinave të vjetra dhe shpejtësisë. Sipas të dhënave zyrtare, 628 persona kanë vdekur në aksidente rrugore më 2019 dhe 463 vitin e kaluar, në shtetin me 6.9 milionë banorë./ Alsat.mk

Ekspertët flasin për tragjedinë në Bullgari, ja çfarë thonë

Shpesh ndodhin aksidente rrugore në autostradën e “Struma”. Është një rrugë me kthesa të shumta, të përpjeta dhe tatëpjetë. Sipas kryetarit të Komunës së Përnikut, kjo rrugë bëhet edhe më e vështirë për drejtuesit e mjeteve për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa në momentin e aksidentit autostrada ka qenë e lagësht për shkak të shiut.

“Rruga është e lagësht. Kjo pjesë ka një tatëpjetë shumë të madhe. Që nga dita e djeshme ka rënë shi. Nuk mund të thuhet nëse arsyeja është moti i keq, por arsyet mund të jenë të shumta”, deklaroi Stanislav Vladimirov, kryetar i komunës së Pernikut.

Ekspertët e sigurisë rrugore në Bullgari kanë kërkuar tashmë dorëheqje nga Agjencia Ekzekutive për Administrimin e Automjeteve dhe drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Rrugore në Agjencinë e Infrastrukturës Rrugore për shkak të mirëmbajtjes jo të duhur të këtij seksioni.”

“Ne vazhdimisht kemi dërguar sinjale për situatën e pasigurt në atë seksion. Ne dërgojmë raporte të detajuara me shkrim se çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë duhet përmirësuar”, tha Diana Rusinova nga Qendra Evropiane për Politika të Transportit.

Edhe kryetari i Sindikatës së vozitësve tregon se shpejtësia në këtë rrugë është e papërshtatshme, me shumë kthesa dhe pjerrësi. Është rrugë ekspres me lëvizje të lejuar prej 120 kilometra në orë.

“Nuk është autostradë, por rrugë ekspres me shpejtësi maksimale prej 120 kilometra në orë. Në këto shpate të pjerrëta, freni i motorit të makinës është i shtrënguar, është përgjegjësi e shoferit. Gardhet e ulëta nuk duhet të ekzistojnë në seksione të tilla të rrezikshme”, theksoi Jonko Ivanov Kryetar i Sindikatës së Shoferëve për trajnim auto-moto.

Pjesa rrugore ku u rrëzua autobusi është hapur në vitin 2004, ku sipas ekspertëve bullgarë ende mungojnë sinjalistika dhe sistemet e kufizimit të shpejtësisë. Sipas informacioneve, ky seksion është ndërtuar nga kompania maqedonase e ndërtimit “Mavrovë”./Alsat.mk

@tn.lajmelokale
@tetovanews