Ballina Kronika ‘Me djalin e hallës shkova me dëshirë’, shokon vajza nga Durrësi që...

‘Me djalin e hallës shkova me dëshirë’, shokon vajza nga Durrësi që u gjet pas një muaji kërkimesh: Doja të jetoja e qetë, jam e rritur

Detaje të rënda dalin në dritë në lidhje me largimin e 17-vjeçares nga banesa e saj në Durrës, e cila u gjet sot pas 1 muaj kërkimesh në zonën e plazhit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e adoleshentes në policie e cila ka pohuar se jetonte me djalin e hallës. Madje ajo ka shokuar me deklaratën e saj teksa tha se me të kishte dhe një raport intim, pavarësisht lidhjes së tyre të afërt të gjakut.

Madje ajo pohon se ishte e rritur dhe se prindërit nuk kishin arsye që të bëheshin merak. “Kam shkuar me dëshirë dhe nuk më ka përdhunuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. E kam djalë halle. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur”, mësohet të jetë shprehur 17-vjeçarja në polici.

Burime policore bëjnë me dije se 24-vjeçari me inicialet Sh. F., është shpërndarës droge dhe në banesën që kishte marrë me qira në zonën e Plazhit në Durrës, atij iu gjetën rreth 400 gramë lëndë narkotike kanabis, ndërsa tashmë ndodhet pas hekurave.

Është gjetur pas një muaji 17-vjeçarja e zhdukur në Durrës, ndërkohë ka rënë në pranga një 24-vjeçar. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale SH.F.  i cili kishte strehuar adoleshenten. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar edhe rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Mësohet se adoleshentja në dëshminë e saj ka pohuar se ka ikur vetë me dëshirë nga banesa, dhe nuk është detyruar nga 24-vjeçari. “Policia gjen 17-vjeçaren e larguar nga banesa një muaj më parë. Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari që kishte strehuar të miturën. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Policisë Kriminale, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, si dhe të kërkimeve për gjetjen e një 17-vjeçareje që ishte larguar nga banesa një muaj më parë, kanë bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e plazhit, në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të strehuar 17-vjeçaren që ishte larguar nga banesa. Po gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën ky shtetas e shiste me doza në zonën e plazhit në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçaren,” thuhet në njoftimin e policisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews