Ballina Aktualitet Mickoski: Fitore për zgjedhje të reja parlamentare, me siguri të jashtëzakonshme (VIDEO)

Mickoski: Fitore për zgjedhje të reja parlamentare, me siguri të jashtëzakonshme (VIDEO)

Fituam në zgjedhjet lokale, ndërsa kjo fitore është hyrje për fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat ëshhtë e sigurtë se do të jenë të parakohshme, deklaroi sonte Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, i cili iu falënderua të gjithëve, qytetarëve dhe partive politike për, siç tha, fitoren në zgjedhjet lokale, njofton Portalb.

“VMRO-DPMNE është parti e popullit, secili le ta dijë, me VMRO-DPMNE-në nuk duhet të luani. Ne kemi shumicë votash të popullit, që të ketë zgjedhje, nevojitet shumicë edhe në Parlament. Të jemi të durueshëm dhe të mençur, të gjithë partitë ta respektojnë vullnetin e popullit. Këtë besim nuk duhet ta lëshojmë. Tridhjetë vite ky popull pret të ecë përpara. Nevojitet 61 deputetë në Kuvend, vota për të shkuar në zgjedhje. VMRO-DPMNE-ja është parti e popullit, e maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, romëve, egjiptianëve, fitoi nga i gjithë populli”, tha Mickoski.

“Maqedonia duhet të ndryshojë. Ndryshimet filluan sonte. Shpresa e fitoi apatinë. Ndryshimet ndodhën për bashkim dhe standard më të mirë jetësor. Kjo është fitore e popullit të Maqedonisë”, tha Mickoski, i cili shprehu falënderim të posaçëm deri te E Majta.

“Fituam në Manastir me më shumë se 3.000 vota dallim. Fituam në Bërvenicë, në Vasilevë, Vevçan, Gjevgjeli, Zelenikovë, Konçe, Demir Hisar, Kratovë, Pehçevë, Llozovë, Makedonski Brod, me më shumë se 4.000 vota fituam në Ohër, me 2.000 vota dallim fituam në Radovish, fituam edhe në Resnjë. Fituam edhe në Çeshinovë Obleshevë, Rankovce dhe Makedonska Kamenicë. Partneri i koalicionit Stevëo Jakimovski fitoi në Karposh, ndërsa kandidatja e pavarur, e mbështetur nga VMRO-DPMNE Danella Arsovska fitoi në Shkup”, tha Mickoski.
Ai i dërgoi mesazh kryeministrit Zoran Zaev duke thënë se e lut që të mendojë se cilët do të jenë hapat e tij të ardhshëm, ta tejkalojë veten dhe ta bëjë më të mirën për vendin – të largohet.
“Ta lus të mendojë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm. Ta tejkalojë veten dhe ta bëjë më të mirën për Maqedoninë. Të largohet. Nuk ka më vend për krim në Maqedoni. Jo vetëm sepse unë ose VMRO duam por sepse populli dërgoi mesazh. Ky është mesazh i madh. Nuk duhet të taktizojmë, duhet ta pranojë mesazhin nga populli”, theksoi Mickoski.

@tn.lajmelokale
@tetovanews