Ballina Aktualitet Transporti Publik në Tetovë funksionon jashtë normave ligjore (VIDEO)

Transporti Publik në Tetovë funksionon jashtë normave ligjore (VIDEO)

Transporti publik në Tetovë funksionon jashtë normave ligjore, ndërkaq dyshime të ngjashme ka edhe për parkingun zonal në Tetovë, i cili nuk do të funksionojë deri në zbardhjen e mënyrës se si punon.

Këtë e tha kreu i ri i Komunës së Tetovës, i cili për të hënën paralajmëroi publikimin e një raporti të detajuar me parregullsitë që tha se i ka hasur në komunë.

Kasami tha se përmbyllja e mbi 20 projekteve të lëna përgjysmë me vlerë të madhe financiare pritet të rrisin akoma më shumë borxhin e komunës, pasi për të njëjtat nuk ka fonde të siguruara nga buxheti i komunës. Kasami shtoi se këto projekte për shkak të shumë lëshimeve ligjore, me shumë gjasa nuk do të vazhdohen.

“Transporti publik fatkeqësisht është një ndër shkeljet eklatante të menaxhmentit të kaluar. Ndërmarrja e transportit publik, juridikisht është e themeluar, realisht nuk ka asnjë të punësuar dhe gjitha veprimet bëhen në kundërshtim me ligjet. Raporti që do ta marr nga Komisioni do të konstatohet se aty ku ka lëshime të rënda ligjore në aspektin formal-juridik dhe aspektin teknik, do të duhet patjetër që të bëjmë raport të veçantë për çdo projekt”, ka thënë Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Ndër projektet e shumta të lëna përgjysmë janë edhe disa rrugë dytësore të qytetit të cilat lidhen me bulevardet më të frekuentuara.

Qytetarët ankohen për gjendjen në të cilën janë lënë rrugët.

Shumica e projekteve që kanë mbetur pa përfunduar janë ri konstruime të rrugëve dytësore brenda territorit të komunës së Tetovës, kryesisht janë hapur shumë pak kohë para fillimit të fushatës së zgjedhjeve lokale./ Alsat.mk

@tn.lajmelokale
@tetovanews