Ballina Kronika Vrasja e Carolinës në Greqi, publikohet video e bërë nga Babis para...

Vrasja e Carolinës në Greqi, publikohet video e bërë nga Babis para vrasjes

Së fundmi në mediat greke është publikuar një video e realizuar nga Babis Anagnostopoulos me gruan e tij vetëm pak muaj para se ta vriste gruan e tij Caroline brenda shtëpisë së tyre në Glyka Nera.

Nga pamjet shihet (kliko për të parë videon) Babis Anagnostopoulos duke tërhequr me celular gruan e tij Caroline, kur asgjë nuk parashikonte se çfarë do të pasonte.

Ndërkohë të hënën e ardhshme pritet që në prokurori të shkojë avokati i pilotit bashkë me botuesin e një gazete të njohur, i cili deklaron se Babis Anagnostopoulos nuk është vrasësi i Caroline.

“Sot do të takohem me botuesin që pretendon se ka informacione që do të rrëzojnë, siç thotë ai, rastin e klientit tim. Botuesi më njoftoi se ka marrë një thirrje nga prokurori për të paraqitur të hënën të dhënat që thotë se ka në dispozicion. Unë do të jem i pranishëm në të gjithë procesin”, ka thënë avokati./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews