Ballina Kronika Hidhet nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, ndërron jetë 62-vjeçarja...

Hidhet nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, ndërron jetë 62-vjeçarja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Një 62-vjeçare është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, e për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Sitki Çiço” në kryeqytet. Deri më tani nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjes.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 13.12.2021, rreth orës 18:00, në rrugën “Sitki Çiço”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja V. B., 62 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews