Ballina Kronika Ishin shpallur në kërkim: Arrestohen tre persona nga Tetova, Pallçishti i Poshtëm...

Ishin shpallur në kërkim: Arrestohen tre persona nga Tetova, Pallçishti i Poshtëm dhe Bogovina

Më 22.12.2021, në periudhën nga ora 13:00 deri në ora 16:50, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg, kanë arrestuar personin me inicialet Z.J. (56 vjeç) nga Tetova, 24-vjeçarin me inicialet I.A. nga Pallçishti i Poshtëm dhe personin me inicialet F. Xh (53 vjeç) nga Bogovina e Tetovës.

Të tre u dorëzuan në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.

Përmbyset makina, aksidenti tragjik i merr jetën 29-vjeçarit shqiptar në Greqi

Një 29-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Kretë si pasojë e një aksidenti tragjik. I ndjeri është Enkeled Biba nga Lezha që dyshohet se humbi drejtimin e automjetit e për pasojë makina doli nga rruga dhe u përmbys. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e trupit të viktimës. Aksidenti i rëndë ka ndodhur 30 minuta pas mesnate në aksin Sisiou-Agiou Nikolaou, në kryqëzimin e Milatou.

52 vjeçari nga Maqedonia humb jetën gjatë orarit të punës në Itali (VIDEO)

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut me leje qëndrimi dhe pune në Itali ka humburjetën gjatë orarit të punës.

Tragjedia ka ndodhur në provincën Piaçenca në veri të Italisë. Siç raportohet nga mediat italiane, viktima është 52 vjeçari Zlatko Georgiev, që po punonte si shofer në një firmë italiane për shpërndarje të ushqimeve.

Ai është shtypur nga porta e një ferme ku kishte shkuar për ti çuar ushqimin. Autoritetet Italiane kanë bërë të ditur se kanë kryer ekspertizën e rastit, dhe se pritet që të dalin me detaje për tragjedinë.

Konfiskohen mbi 2.000 copë mjete piroteknike në Tetovë

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar 1.380 copë mjete piroteknike.

“Më 22.12.2021 rreth orës 20:40 minuta në një shitore në fshatin Pallçishtë i Poshtëm, në pronësi të 58 vjeçarit T.R., i janë gjetur dhe konfiskuar 1.380 copë mjete piroteknike.

Paraprakisht, rreth orës 18:20 para objektit hotelierik në Qendër të Tetovës janë gjetur 691 copë fishekzjarre”, thonë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngriten kallëzime adekuate.

Shtetasi shqiptar arrestohet në Vërmicë, i sulmoi fizikisht zyrtarët policor

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe më pas i ka sulmuar policët, shkruan Gazeta Express.

Rasti ka ndodhur në orën 08:35 të mëngjesit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“PKK Vermicë 22.12.2021 – 08:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/

Vdiq në lule të rinisë, babai i 29-vjeçarit shqiptar që u aksidentua në Greqi dedikim për të birin

Enkeled Biba, 29-vjeç me origjinë shqiptare ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një aksident tragjik në Kretë të Greqisë. I riu po udhëtonte me shpejtësi në momentin kur ka humbur kontrollin duke u përmbysur në rrugë dhe vdiq për shkak të plagëve të rënda.

Familjarët e tij në Shqipëri kanë hapur dyert e mortit. Babai i 29-vjeçarit ka bërë një njoftim në rrjetet sociale ku ka ndarë edhe foton e të birit. “Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e parakohshëm të djalit tonë Enkeled Biba”, ka shkruar ai.

29-vjeçari u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk mundi të mbijetojë. I riu jetonte dhe punonte në zonën e Hersonissos në Greqi. Tashmë policia ka nisur një hetim për të mësuar rrethanat e ngjarjes së rëndë që i këputën fijet e jetës 29-vjeçarit në lule të rinisë. m.v/Abcnews.al

Grabitet kazinoja, “maskat” marrin mijëra euro

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një agjenci lojërash fati në zonën e Pereas në Selanikun lindor.

Sipas informacioneve të para, tre persona kanë hyrë në kazino të maskuar totalisht. Njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe me kërcënime ka arritur të rrëmbejë një sasi të konsiderueshme parash.

Tre autorët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë. Forca të forta policore kanë nisur hetimet për kapjen e grabitësve. /abcnews.al/

Skandal në Kosovë/Zv.drejtori ngacmon seksualisht një të mitur në banjat e gjimnazit

Nxënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë të Kosovës kanë bojkotuar sot mësimin, ndërsa kanë protestuar pas dyshimeve për një rast të ngacmimit seksual në këtë shkollë. Policia e Kosovës një ditë më parë ka njoftuar se ka arrestuar zëvendësdrejtorin e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka thënë për ‘Telefgrafi’ se, rastin në Polici e ka raportuar babai i saj.

“Në stacionin policor Malishevë më datë 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast të sulmit seksual që kishte ndodhur ndaj vajzës së tij të mitur. Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur më datë 16.12.2021 në ambientet e Gjimnazit ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle”, tha ai.

Gjurkaj ka thënë se rasti ka ndodhur në njërën prej tualeteve të shkollës.

“Ngacmimi seksual dyshohet të jetë bërë nga ana e personit i cili në këtë shkollë mban pozitën e zëvendësdrejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur në njërën prej tualeteve të kësaj shkolle, kur viktima ishte brenda në tualet dhe aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, deklaroi ai, i cili bëri me dije se, me vendim të prokurorit, i dyshuari është lënë në arrest me burg për 48 orë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews