Ballina Aktualitet Përfundon aksioni për zhvendosjen e shitësve ambulantë përreth Tregut të Gjelbërt në...

Përfundon aksioni për zhvendosjen e shitësve ambulantë përreth Tregut të Gjelbërt në Tetovë (FOTO+VIDEO)

Pas afatit një javor ka përfunduar sot aksioni për dislokimin e shitësve ambulant përreth Tregut të Gjelbërt, shkruan kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në faqen e tij zyrtare në facebook dhe shton:

Pas kësaj, personalisht vizitova tregun, ku sy më sy diskutova me shitësit që janë sistemuar brenda tezgave që janë të lira dhe në dizpozicion për të shitur produktet. Ka edhe shumë tezga të tjera të lira dhe shpresojmë që sa më shpejt të gjithë shitësit do të vendosen në vendet e duhura konform rregulloreve dhe ligjit.
Falënderojmë edhe shitësit ambulant për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me Komunën e Tetovës.

Komuna është institucion për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, e jo institucion që të kenë frikë qytetarët, përfundon njoftimin kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

@tn.lajmelokale
@tetovanews