Ballina Kronika Sherri që nisi në një qendër tregtare, gruaja ther me thikë një...

Sherri që nisi në një qendër tregtare, gruaja ther me thikë një femër tjetër

Një grua ka therur me thikë një tjetër në një qendër tregtare në Rrugën B në Prishtinë, raporton Express.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti. Akoma nuk dihen motivet që çuan deri te ky incident.

@tn.lajmelokale
@tetovanews