Ballina Kronika Shqiptarit i konfirmohet vendimi me burg të përjetshëm në Zvicër, kishte vrarë...

Shqiptarit i konfirmohet vendimi me burg të përjetshëm në Zvicër, kishte vrarë dy bashkëkombas

I konfirmohet burgimi i përjetshëm E. B., nga Gjykata e Apelit në Zvicër, i cili akuzohet për vrasjen e dy bashkëkombësve të tij shqiptarë dhe plagosjen rëndë të një të treti në mars të vitit 2017.

Gjithashtu ai është dënuar me dëbim nga Zvicra për 15 vjet, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Gjykata Penale e kishe dënuar me burgim të përjetshëm, por më pas ai apeloi, ndërsa sërish i është konfirmuar dënimi nga Gjykata e Apelit të Bazelit. Ngjarja kishte ndodhur në Cafe 56 më 9 mars të vitit 2017.

Edhe pse nuk ka prova të drejtpërdrejta se E.B. qëlloi vetë, dëshmia rrethanore është e barabartë me provën e drejtpërdrejtë, ka thënë gjykatësja, ndërsa kishte prova se ai ishte bashkëpunëtor në vrasjen brutale.

Gjithashtu thuhet po ashtu në aktgjykimin se E.B. një ditë pas vrasjes i ishte dorëzuar një patrulle të policisë dhe kishte pranuar krimin. Më pas ai vendosi të tërhiqte pranimin e fajit duke thënë se ishte vënë nën presion nga njerëz.

Gjurmë të ADN-së të E.B. u gjetën në veturën me të cilin ata ishin larguar pasi kryen krimin. Ai njihej nga policia zvicerane, për shkak të dhunës dhe shkeljeve që kanë të bëjnë me drogë.

Vrasja kishte ndodhur pas një fjalosje mes burrave. Dy shqiptarë të moshës 28 dhe 39-vjeçare kishin vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri u plagos rëndë.

Artikulli paraprakAksidenti i frikshëm në Serbi, makina përfundon brenda në shtëpi
Artikulli tjetërRusia publikon listën me 8 kërkesa për shmangien e luftës në Ukrainë