Ballina Aktualitet Kosovë VIDEO/Nuk e deshi hoxhën në lamtumirën e fundit, ish-ushtari i UÇK-së varroset...

VIDEO/Nuk e deshi hoxhën në lamtumirën e fundit, ish-ushtari i UÇK-së varroset me këngë të Dervish Shaqës (VIDEO)

Nuk deshi hoxhën nē varrim, e as në ceremonitë fetare. Ish ushtari i UÇK-së, Sadik Makolli e kishte lënë amanet që të varroset me muzikë të Dervish Shaqës.

Kjo dëshirë e tij u plotësua të martën, në varrezat e Marecit të Prishtinës, pasi ai ndërroi jetë nga një sëmundje e zemrës.

 

“Amaneti i tij ka qenë qe të varroimi i tij të bëhet nën tingujt e kënges se rapsodit të njohur Dervish Shaqa- Moj Shqipëri mos thuj marova, sepse kjo ka qenë si himn i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur kemi shkuar në beteja”

Ish ushtari i UÇK-së, Sadik Makolli i dont kënget e Dervish Shaqes të cilat i këndote edhe kur shkonte në betejat kundër ushtrisë serbe, shtëpia e tij njihej si baza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vendin e Marecit.

Për më shumë ndiqeni videon:

@tn.lajmelokale
@tetovanews