Ballina Teknologji Washington Post: “Yjet” e Youtube tashmë punojnë për Kinën

Washington Post: “Yjet” e Youtube tashmë punojnë për Kinën

Kina ndalon brenda vendit të njëjtat platforma që përdor për të mbjellë gënjeshtra jashtë vendit, në mënyrë që të mund të ndikojë pjesën tjetër të botës dhe pjesa tjetër e botës nuk mund të bëjë pothuajse asgjë për ta ndikuar atë, ose qytetarët e saj.

Kina ka një strategji të re për përhapjen e propagandës në pjesën tjetër të botës dhe është shumë e thjeshtë… lëreni pjesën tjetër të botës që ta përhapë.

Një hetim këtë muaj zbuloi mënyrën me të cilën regjimi i Presidentit Xi Jinping kalon zbardhjen e survejimit, censurës dhe gjenocidit kulturor tek njerëzit që beson se të huajt e painformuar do t’u besojnë më shumë: personaliteteve të mediave sociale me ndjekës të shumtë, njerëzve që shumë prej nesh njohin si “ndikues” apo influencer. Në YouTube, Facebook dhe Twitter, ka shumë video që shfaqin influencer entuziastë që udhëtojnë nëpër Kinë duke promovuar me gëzim ushqimin e mrekullueshëm dhe argëtimin e pamunguar për vizitorët dhe vendasit. Ndonjëherë, ata kundërshtojnë raportet për shkelje të të drejtave të njeriut në mënyrë eksplicite.

“Është krejtësisht normale këtu. Ndoshta ishte Amerika e para që infektoi botën me koronavirus” thotë njëri prej tyre teksa viziton fushat e pambukut në Xinjiang pas akuzave për punë të detyruar në rajon.

Videot duken si shumë përmbajtje të tjera nga influencerat e njohur, të filmuara me kamera selfie ose në shtëpi në laptopë. Megjithatë, në prapaskenë, qeveria kineze po kërkon materialin, po organizon udhëtime dhe po u paguan pjesëmarrësve rrugën. Kjo marrëdhënie simbiotike funksionon kështu: shteti i shpërndan postimet e tyre përmes një rrjeti të gjerë llogarish me qindra miliona ndjekës në mbarë botën; kur këta ndjekës ndjekin linkund dhe e shikojnë influencuesit mbledhin të ardhura nga këto reklama. Disa prej tyre mohojnë të kenë kanë pasur mbështetje nga regjimi, të tjerët e pranojnë se kanë mbështetje por kundërshtojnë se janë kukulla partie.

Strategjia është e zgjuar sepse luan me gatishmërinë e njerëzve për t’u besuar ata që duken dhe tingëllojnë si ata. Tweet-et e një ushtrie “trollësh”, personash me komente fallso, mund të shpërfillen nga të gjithë, përveç atyre që tashmë i besojnë, por përditësimet nga një vloger i dashur kanë një potencial viral për të të integruar. Akoma më keq, taktika përfiton nga asimetria frustruese midis Kinës dhe Perëndimit. Kina ndalon brenda vendit të njëjtat platforma që përdor për të mbjellë gënjeshtra jashtë vendit, në mënyrë që të mund të ndikojë pjesën tjetër të botës dhe pjesa tjetër e botës nuk mund të bëjë pothuajse asgjë për ta ndikuar atë, ose qytetarët e saj.

Rezultati është dëshpërues. Influencuesit janë mashtrues të një regjimi që i mashtron me pamje të kuruara me kujdes të jetës kineze. Platformat, që dështojnë në shumë raste të etiketojnë median shtetërore si mbështetësen pas gjithë kësaj apo aq më pak të etiketojnë kontribuesit individualë si punonjës të tyre, janë gjithashtu mashtruese. Dhe Perëndimi në përgjithësi e gjen veten me një “këmbë në ujë” teksa angazhimi i tij ndaj hapjes dhe shprehjes së lirë i lë hapësirë ​​shfrytëzimit nga një rival që nuk kujdeset për asnjërën.

Marrë nga The Washington Post

@tn.lajmelokale
@tetovanews