Ballina Aktualitet Fatmir Limani i bashkohet Lëvizjes BESA, Kasami paralajmëron “front opozitar për të...

Fatmir Limani i bashkohet Lëvizjes BESA, Kasami paralajmëron “front opozitar për të delegjitimuar pushtetin aktual”(VIDEO+FOTO)

Të nderuar përfaqësues të mediave
Të dashur qytetarë

Shumë i respektuar Fatmir dhe ju bashkëveprimtarë,
Për mua është një kënaqësi e veçantë që menjëherë pas shpalljes së datës së kongresit të partisë fillojmë me forcimin e rradhëve tona.

Sot, jemi këtu së bashku me veprimtarin Fatmir Limani dhe me shokët e tij për të bërë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të opozitës shqiptare, duke ju bashkangjitur rradhëve të Lëvizjes BESA.

Për ne paraqet nder dhe respekt që një figurë kombëtare si Fatmir Limani që i ka kushtuar gjithë jetën e tij veprimtarisë kombëtare të bëhet pjesë e Lëvizjes BESA.

Lëvizja BESA ndodhet në momente historike dhe kauza jonë që po ndërtojmë bashkë me Fatmir Limanin, sot por edhe shumë personaliteteve tjera që pritet të na bashkohen deri në mbajtjen e kongresit, janë sinjal i rëndësishëm se Lëvizija BESA po hap derën e madhe për të gjithë ata që duan të sjellin ndryshimin. Beteja për shtet të drejtë dhe të barabartë, për shtet me zero tolerancë për krim dhe korrupsion si dhe strategji afatgjate për rimëkëmje ekonomike që do sigurojë ardhmërinë e të rinjëve këtu në vendlindje do jenë shtyllat kryesorë mbi të cilat do bazohet politika e Lëvizjes BESA.

Ne do vijme me risi dhe ofertë konkrete politike duke i dhënë shans një bashkëveprimi me gjithë forcat politike opozitare qofshin parti, organizata joqeveritare apo profesionistë nga sfera akademike dhe e biznesit me të vetmin qëllim, rrëzimin e këtij pushteti që ka shndërruar shtetin në arenë ku blihen deputetë, ku shtrembërojnë vullnetin e sovranit, ku krimi dhe korrupsioni po bëhen pjese e pandarë e shoqërisë.

Edhe njëherë me lejoni t’i uroj mirsearshje Fatmirit dhe gjithë shokëve të tij dhe na qoftë ky rrugëtim politik i hajrit dhe ta rrumbullaksojmë me fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ju faleminderit!

@tn.lajmelokale
@tetovanews