Ballina Aktualitet Mijëra qytetarë në varrimin e Rexhail Qerimit (VIDEO)

Mijëra qytetarë në varrimin e Rexhail Qerimit (VIDEO)

Me dhimbje dhe lot në sy, familjarët, miqtë dhe qytetar të tjerë i dhanë lamtumirën e fundit Rexhail Qerimit, të dënuarit me burg të përjetshëm për rastin “Alfa” i cili ndërroi jetë dy ditë më parë. Ceremonia mortore u mbajt në fshatin e tij Opajë të Kumanovës, shkruan Alsat.

Pas Ceremonisë mortore, vëllai i Rexhailit, Jetulla Qerimi deklaroi se në këtë vend nuk ka shpresë për drejtësi. Ai tha se drejtësia vjen pasi të dënuarit e pafajshëm të vdesin.

“Është problem të mbajsh shpresë në një shtet ku gjithçka është e padrejtë. Nuk ka drejtësi kur e kemi pa se 14 vite kërkojmë drejtësi e asesi drejtësia të dalë në shesh.. Drejtësia është vetëm kur të vdes njeriu, sa është gjallë nuk ka drejtësi, në këtë shtet ka veç për të vdekurit drejtësi… Pushtetarët nuk kanë mesazh të mirë, përpos që ti mallkoj, ata të mallkohen nga populli, nga gjaku, nga vendi ku jetojnë për shkak se na kanë nxi jetën më shumë se diktaturat e mëhershme e nuk meritojnë asgjë tjetër”, tha Jetulla Qerimi, Vëllai i Rexhailit

“Po më dhemb zemra shumë. Rasti është i montuar, e dimë se prej kujt e kemi. Por prej Zotit i ardhtë. Prej kujt e keni? Prej partive tona e kemi”, tha Adem Halili, Familjar i Rexhail Qerimit’

“14 vjet pak u janë dukur që ka ndenjur në burg kanë dashur edhe 100 vite tjera. Sepse janë mësuar nonstop nëpër arkivole me i sjellë, edhe sot i kanë sjellë ashtu. Shumë faleminderit. Krejt politikanëve shqiptar u bën të fala se krejt bërllog janë”, tha një familjar i Rexhail Qerimi

Më 26 nëntor të vitit 2008 në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup u vra polici i njësitit “Alfa”, Afrim Arifi, ndërsa mbetën rëndë të plagosur edhe dy policë të tjerë. Dy vite më vonë, më 30 prill të vitit 2010 për këtë vrasje u dënuan me burgim të përjetshëm ish-pjesëtarët e UÇK-së Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga fshati Rashçe i Shkupit. Gjithashtu, me gjashtë vite burg u dënua ish ushtari i UÇK-së, Ramadan Shaqiri. Rasti është bazuar në dëshminë e të ashtuquajturve “dëshmitarëve të mbrojtur”. Familjarët prisnin që rasti “Alfa” të rishqyrtohej pasi ekspertiza shtesë e bërë në mënyrë private tregonte gjithashtu pafajësinë e të dënuarve. /Alsat.mk

https://youtu.be/zYHO3xa0pLs

@tn.lajmelokale
@tetovanews