Ballina Aktualitet Lajme Incident në Kodrën e Diellit

Incident në Kodrën e Diellit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kodrën e Diellit ku janë përfshirë persona nga Kopanica e Shkupit

Njëzet e nëntë vjeçari me inicialet I.Sh. nga Kopanica e Shkupit, dje (9 janar), në ora 21:25 ka raportuar se njëzet minuta më herët në Kodrën e Diellit, ku ka qenë me vëllain e tij me inicialet H.Sh. dhe dy shokët e tyre, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale, personi me inicialet F.Z. (27 vjeç) nga i njëjti fshat ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të H.S., por nuk e ka kapur dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Kodra e Diellit, 10 janar 2022

Sipas denoncimit, dy vëllezërit prej kohësh kishin një marrëdhënie të acaruara me personin F.Z.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews