Ballina Kronika Kapen 25 kg kokainë në Itali, shkatërrohen dy grupet kriminale shqiptare

Kapen 25 kg kokainë në Itali, shkatërrohen dy grupet kriminale shqiptare

Policia italiane ka goditur dy kriminale shqiptare të cilave iu është sekuestruar një pasuri mbi 2 milionë euro, përfshirë makina, pasuri të paluajtshme dhe para. Dy grupet kriminale shqiptare kishin aktivitetin e tyre kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ata vepronin në zonën Venetos. Gjithashtu janë vendosur nën hetim 33 persona ndërsa 18 prej tyre u arrestuan të flagrancë.arresto polizia-2

Ata ishin në hetim dhe vepronin në Venecia, Padova, Treviso dhe Verona, dhe trafiku i tyre i drogës shtrihej deri në Lombardi dhe jashtë saj, shkruajnë mediat italiane.

Në këtë operacion u sekuestruan nga policia italiane 25 kilogramë kokainë dhe 11 kg marijuanë. Gjithçka nisi nga Policia Financiare e Venecias në bashkëpunim me Drejtorisë Antimafias italiane.

@tn.lajmelokale
@tetovanews