Ballina Lajme KOSOVË, lulëzon biznesi i moteleve dhe hoteleve, 200 mijë vizitorë në nëntë...

KOSOVË, lulëzon biznesi i moteleve dhe hoteleve, 200 mijë vizitorë në nëntë muaj

Në Kosovë aktualisht janë të regjistruara 199 motele, ndërsa vetëm në periudhën janar-nëntor të vitit 2021, janë regjistruar 18 motele si biznese të reja në vend, shkruan lajmi.net.

Motelet në Kosovë gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme për të vazhduar veprimtaritë e tyre, pasi që gëzojnë një numër të madh të vizitorëve.

Agjencia e Statistikave të Kosovës përpunon të dhënat statistikore në baza tre mujore, ndërsa për periudhën shtator-dhjetor, raporti publikohet zakonisht në muajin janar.

Në bazë të të dhënave nga ASK-ja për periudhën janar-shtator të vitit 2021, rezulton se mbi 200 mijë vizitorë kanë realizuar buajtje në strukturat akomoduese të Kosovës.

“Departamenti i Turizmit krijon politika duke përdorur statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, si të dhëna zyrtare. ASK publikon të dhënat në periudhë tre mujore. Deri tani kemi raportet TM1, TM2 dhe TM3, rrjedhimisht Janar-Shtator, ndërsa për pjesën e mbetur të vitit raporti përgatitet dhe publikohet në janar. Në bazë të përpunimit të të dhënave të realizuara nga Departamenti i Turizmit për periudhën Janar -Shtator 2021 rezultojnë 211.118 vizitorë (vendor dhe te jashtëm) që kanë realizuar buajtje në strukturat akomoduese të Kosovës dhe 353 258 buajtje”, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për lajmi.net.

Tetova News në YouTube:

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se të dhënat përfshijnë në tërësi të gjitha strukturat akomoduese, pasi që nuk ekzistojnë të dhëna vetëm për motelet. /Lajmi.net/