Ballina Kronika Policia në Kosovë vazhdon aksionet, sekuestron aparate të kriptovalutave në Lipjan

Policia në Kosovë vazhdon aksionet, sekuestron aparate të kriptovalutave në Lipjan

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Policia e Kosovës po vazhdon aksionet për sekuestrimin e aparate të kriptovalutave. Policia ka njoftuar se kësaj radhe janë sekuestruar disa aparate të tilla në Lipjan.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë në komunën e Lipjanit ku janë ftuar edhe zyrtarët doganor, me ç’rast janë sekuestruar aparaturat në fjalë si dhe nga ana e tyre është proceduar më tej me rastin.

Njoftimi i plotë:

Gjetja dhe sekuestrimi i aparateve për prodhimin e kriptovalutavePrishtinë, 24 janar 2022 – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave. Operacioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë në komunën e Lipjanit ku janë ftuar edhe zyrtarët doganor, me c’rast janë sekuestruar aparaturat në fjalë si dhe nga ana e tyre është proceduar më tej me rastin.