Ballina Kronika Dënohet me burg futbollisti shqiptar që luan në La Liga (Vepra penale)

Dënohet me burg futbollisti shqiptar që luan në La Liga (Vepra penale)

Futbollisti shqiptar Enis Bardhi është dënuar me katër muaj burgim dhe me gjobë prej 1.920 euro, për ngasje të veturës me patentë shoferi të falsifikuar.

Gjykata spanjolle e ka pezulluar dënimin e tij për dy vjet, prandaj mesfushori i Levantes dhe Maqedonisë së Veriut nuk detyrohet ta vuajë dënimin në qeli nëse nuk kryen ndonjë krim tjetër gjatë kësaj periudhe, raporton Gazeta Express.

Bardhi, përfaqësuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ishte ndalur nga policia spanjolle vitin e kaluar gjatë një kontrolle rutine në veri të Valencias.

Atij i ishte konfiskuar patentë shoferin, nën dyshimet se ishte i falsifikuar, si dhe makinën e tipit Porsche Panamera.

Bardhi e pranoi fajin gjatë një seance dëgjimore, në të cilën u dënua.

@tn.lajmelokale
@tetovanews