Ballina Kronika Incident në Çellopek të Tetovës

Incident në Çellopek të Tetovës

Dje mbrëma (13 shkurt), në ora 22:30, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 21-vjeçarin H.M. nga rrethina e Tetovës, i cili dyshohet se rreth orës 02.00 në Çellopek të Tetovës në dy raste ka sulmuar fizikisht një 20-vjeçare (me të cilën ka qenë në lidhje) dhe një 24-vjeçare, të dyja nga rrethina e Tetovës.

Ai është ndaluar. në stacionin policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit dhe do të përgatitet parashtresë përkatëse.

@tn.lajmelokale
@tetovanews