Ballina Kronika Incidente në Dobrosht, Rogle, Pallçisht i Poshtëm dhe Tetovë

Incidente në Dobrosht, Rogle, Pallçisht i Poshtëm dhe Tetovë

Dje (14 shkurt), rreth orës 13:15, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 39-vjeçaren D.K.Sh. nga Tetova, e cila paraprakisht kishte dëmtuar disa pajisje (inventar) në zyrën e një institucioni arsimor në Tetovë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj të denoncuarës do të vijojë parashtresa përkatëse.

I mituri nga Dobroshti i Tetovës, në prani të babait të tij 54-vjeçar D.D., dje (14shkurt) në ora 21:00 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 17:15 në fushën sportive të shkollës ka qenë i sulmuar fizikisht nga tre persona tjerë të mitur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Fshati Rogle

Tridhjetë e dy vjeçari B.A. nga fshati Rogle e Tetovës, më datë 3 shkurt, në ora 12 e 50 minuta, në SPB Tetovë ka raportuar se dy orë më parë në një lokal në fshat ka qenë i sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij 70-vjeçar M.R. Rasti është zbardhur plotësisht dhe ndaj të raportuarit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Pallçishti i Poshtëm

Më 13 shkurt, në orën 12:40, 21-vjeçari B.U. nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më parë në një lokal në fshat ka qenë i sulmuar fizikisht nga 29-vjeçari J.B. nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews