Ballina Aktualitet Kosovë Biden uron Pavarësinë e Kosovës: Mbështesim përpjekjet për njohje reciproke me Serbinë

Biden uron Pavarësinë e Kosovës: Mbështesim përpjekjet për njohje reciproke me Serbinë

Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Mësohet se në letër, Biden ka vlerësuar arritjet e Kosovës në këto vite pavarësie, ndërsa veç të tjerash, ai thekson se Kosova ka vend të veçantë në zemrën e familjes së tij.

Në letrën e urimit, dërguar presidentes Osmani, Biden po ashtu ka bërë të ditur se janë të kënaqur që Kosova po ndërton dhe forcon marrëdhëniet pozitive me fqinjët. Biden ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.

“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”, thekson në letër Biden.

@tn.lajmelokale
@tetovanews