Ballina Aktualitet Kurti i përgjigjet Vuçiqit për armatosjen e FSK-së: Mos u merrni me...

Kurti i përgjigjet Vuçiqit për armatosjen e FSK-së: Mos u merrni me gënjeshtrat e Beogradit

Kryeministri Albin Kurti është pyetur nga gazetarët për deklaratat e Vuçiçit, i cili tha se aeroplani ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar që ateroi të premten ka sjellë armatim në Kosovë.

Në një përgjigje dhënë mediave, Kurti kërkoi që deklaratat që vijnë nga Beogradi të mos merren si fakte.

Pasi bëri homazhe te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pahaziti, kryeministri Kurti tha para mediave se është shtuar shumë buxheti për mbrojtjen e Kosovës, është rritur për 52 për qind.

“Deklaratat që vijnë nga Beogradi nuk duhet t’i merrni si fakte…Natyrisht që ne e kemi shtuar shumë buxhetin për mbrojtjen e Kosovës, është rritur për 52 për qind buxheti në vitin 2022, krahasur me vitin 2021. Mirëpo për të gjitha hapat e mëtutjeshëm që ne ndërmarrim duhet t’i merrni informacionet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, nga ministri Mehaj, nga komandati Jashari e kurrsesi nga Beogradi. Nuk ka nevojë që ata t’iu gënjejnë më shumë…”, ka thënë Kurti./ Express.

Artikulli paraprakDalin pamjet, momenti kur digjet anija ruse “Moskva” (VIDEO)
Artikulli tjetërGjenetika e njerëzve ndikon në përdorimin e ilaçeve, çfarë duhet të kemi parasysh