Ballina Kronika Policia e Kosovës sekuestron rreth 18 kg marijuanë

Policia e Kosovës sekuestron rreth 18 kg marijuanë

Policia e Kosovës sot në rrotullimin hyrje-dalje në autostradë Prizren-Veri ka ndaluar dy vetura të dyshuara ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur : 1 qese e plastikës, 1 valixhe me 36 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, me peshë gjithsej rreth 18 kg.

Përmes një komunkate për media, Policia njoftoi se gjatë zhvillimit të operacionit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 1 veturë e tipit Renault me targa vendore, 1 veturë e tipit Audi me targa vendore dhe 2 telefona mobilë, si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Me vendim mbi ndalimin e personave, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa një person tjetër i dyshuar gjendet në arrati.

Të gjitha dëshmitë lidhur me rastin janë fotografuar dhe tërhequr nga Njësia e Krim Teknikës ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore./express/

Artikulli paraprakTetovarit i dëmtohet makina
Artikulli tjetërPlakja e parakohshme e trurit, ky është shkaku kryesor