Ballina Aktualitet Lajme Video e arratisjes/ Kush është shqiptari nga Nikla, i akuzuar për mbi...

Video e arratisjes/ Kush është shqiptari nga Nikla, i akuzuar për mbi 50 grabitje në Itali

Edison Pula është ende 27-vjeçari shqiptar, i cili u arratis ditën e djeshme rreth orës 5 të mëngjesit nga burgu Santa Bona në Treviso.

27 vjeçari e kishte planifikuar skenën së bashku me dy persona të tjerë të cilët u arrestuan në ambjentet e jashtme të burgut direkt pas tentativës për arratisjes.

Mediat italiane shkruajnë se skenari mund të ishte planifikuar i tillë vetëm për arratisjen e Edison Pulajt, të cilin e priste një makinë pranë isntitucionit të vuajtjes së dënimit. Video më poshtë është publikuar nga mediat italiane dhe tregon se si Pula bashkë me një të burgosur tjetër largohen me vrap, pasi kanë dalë nga burgu.

Por Kush është Edison Pulaj?

Pulaj është anëtar i Bandës së Niklës. Në vitin 2016, ai ishte arratisur edhe nga Komisariati i Krujës duke kapërcyer murin rrethues. Ai ishte arrestuar në Shqipëri si pjesë e bandës së Niklës me aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe prodhimit e shitjes së trafikimit të lëndëve narkotike.

Edison Pula u arrestua në Itali shkurtin e kaluar në qendrën tregtare Emisfero di Silea.

Ai ishte pjesë e bandës së grabitjeve të shtëpive, gjithashtu është një ndër të dyshuarit për vjedhje në shtëpinë e biznesmenit italian Miotto në Mogliano Veneto.

Pula akuzohet nga hetuesit Italian për 50 grabitje midis provinave Treviso dhe Belluno.

@tn.lajmelokale
@tetovanews