Ballina Lajme Publikohet fotografia e mërgimtarit që u vra në Skënderaj të Kosovës/Policia jep...

Publikohet fotografia e mërgimtarit që u vra në Skënderaj të Kosovës/Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë mbrëmë në Baks të Skenderajt

Është publikuar fotografia e viktimës së vrarë në Baks të Skënderajt.

Siç raporton media lokale veriu.info, mbëmë në Baks u vra Besim Musliu.

Në media u raportua se 47-vjeçari i vrarë ishte nga diaspora.

Lidhur me rastin janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie.

Tetova News në YouTube:

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë mbrëmë në Baks të Skenderajt
Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Baks të Skenderajt. Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se raportuar se në rrethana të panjohura janë plagosur mes veti tre meshkuj kosovarë.

“Dy të lënduar janë dërguar në emergjencën e Skenderajt, njëri nga ata ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK, kurse i treti është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në obduksion, ndërsa dy të dyshuar dërgohen në mbajtje.