Ballina Kronika Aksident i frikshëm te Rruga e Arbrit, makina bëhet copë (VIDEO)

Aksident i frikshëm te Rruga e Arbrit, makina bëhet copë (VIDEO)

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme më parë në rrugën e Arbrit. Një automjet që lëvizte nga Tirana në drejtim të Klosit ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Vanar”.

Mjeti është përplasur me anën e sipërme të rrugës duke u shkatërruar thuajse totalisht. Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime, ndërsa kanë qenë banorë që e kanë nxjerrë nga makina, duke i thyer xhamin.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca e Klosit për të transportuar drejtuesin e mjetit.

Po ashtu në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit. /abcnews.al

Artikulli paraprak“Zbulimi alarmant”/ FBI: Pajisjet kineze Huawei mund të ndërpresin komunikimet e arsenalit bërthamor të SHBA-së
Artikulli tjetërPublikohet fotografia e mërgimtarit që u vra në Skënderaj të Kosovës/Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë mbrëmë në Baks të Skenderajt