Ballina Kronika Dy gra nga Tetova kanë humbur jetën në një aksident trafiku në...

Dy gra nga Tetova kanë humbur jetën në një aksident trafiku në afërsi të fshatit Zajas të Kërçovës

Në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Gostivar – Kërçovë, afër fshatit Zajas, kanë humbur jetën dy gra nga Tetova. Aksidenti ka ndodhur kur një kombi “Mercedes” me targa të Tetovës është përplasur kokë më kokë me veturën e pasagjerëve “Golf” në të cilën pasagjere kanë qenë tashmë femrat e ndjera, njoftoi MPB, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 20.08.2022 në ora 09:15, në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë në afërsi të fshatit Zajas të Kërçovës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të kombit “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.I.(58) dhe një veture “Golf” gjithashtu me targa të Tetovës, me drejtues shtetasin A.I.(78), të dy nga Tetova. Në vendin e aksidentit lëndimeve të marra iu nënshtruan dy pasagjeret femra në automjetin e dytë, T.V.(54) nga Tetova, ndërsa S.C.(75) nga Tetova vdiq në autoambulancë rrugës për në Qendrën Emergjente në Shkup” thuhet në kumtesë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews