Ballina Aktualitet KRONIKA E ZEZË | Tetovë dhe Gostivar | 08.08.2022

KRONIKA E ZEZË | Tetovë dhe Gostivar | 08.08.2022

Me datë 08.08.2022. në ora 02:15, në Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Nj.P-Kamjan kanë ndaluar personin I.N. (28) nga fshati Bogovinë për shkak të vuajtjes së dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj. Personi është dërguar në INKP “Idrizovë” për vuajtje të dënimit.

Me datë 07.08.2022, në ora 14:30, në Njësisnë e Policisë së Zherovjanit, është zhvilluar intervistë zyrtare me personin I.I. (49) nga Miletina e Tetovës, për arsye se paraprakishtë kishte qenë i denoncuar se e ka sulmuar fizikisht personin R.Z. (53) nga i njëjti fshat dhe në sulm ka përdorur një mjet të mprehtë. Ai është ndaluar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Me datë 07.08.2022, në ora 13:15 në Vrapçisht të Gostivarit, zyrtarë policor të Policisë së Gallatës kanë privuar nga liria personat S.B (28), S.M. (30) dhe një person të mitur në prezencë të xhaxhait të tij, të gjithë nga Vrapçsihti, për arsye se me datë 06.08.2022, rreth orës 19:50, për shkak të një keqkuptimi në komunikacion, kanë sulmuar fizikisht personin R.D. (59) dhe Xh.D. nga Vrapçishti në oborrin e shtëpisë së tyre, dhe gjatë sulmit kanë përdorur një send metalik.
Ata janë arrestuar dhe ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Më 07.08.2022, rreth orës 17:30 në Trebisht të Gostivarit, për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm, ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë publike me sulm fizik nga S.S. (40) nga Gostivari, i cili jeton në Zvicër dhe S.I.(34) nga Trebishti i Gostivarit me personat A.B.(33) dhe F.B.(33), të dy nga Vrapçishti i Gostivarit. Personat janë privuar nga liria dhe ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më datë 07.08.2022 në ora 21:40, në Njësinë e Policisë Gallatë, personi Xh.A.(59) nga Dobëridolli i Gostivarit ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga M.Sh. dhe Z.Sh., të dy nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Me datë 08.08.2022, në ora 00:15 në Tetovë, në rrugën “Ilindenska”, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.M. (50) nga Veshalla i cili më herët kishte qenë i raportuar nga A.Sh. se ka dëmtuar derën hyrëse të shtëpisë ku banon. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 07.08.2022, në ora 09:20, zyrtarë policorë të NjP Zherovjan kanë ndaluar personin B.P.(55) nga Vollkovia e Tetovës, pasi që i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve policorë të cilët kryenin veprime zyrtare. Personi është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Më 07.08.2022, në ora 06:45, në Njësinë e Policisë në Tearcë është raportuar se në një shtëpi në pronësi të B.H.(35) në Orasha e Tetovës ka shpërthyer zjarri, me ç’rast është djegur çatia. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar plotësisht nga Njësiti Territorial Zjarrfikës Tetovë. Është kryer kontrolli në vendngjarje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews