Ballina Argëtim Berisha ngre dolli në dasmën e Shkëlzenit dhe Arminës (VIDEO)

Berisha ngre dolli në dasmën e Shkëlzenit dhe Arminës (VIDEO)

Kanë dalë detaje të reja nga ajo që po ndodh në dasmën e Shkëzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai ka kurorëzuar sot lidhjen e tij 10-vjeçare me blogeren Armina Mevlani.

Ceremonia po zhvillohet këtë të diel në një lokal në zonën e Shijakut. Mësohet se janë të ftuar rreth 300 persona, miq e të afërm të çiftit. Sipas traditës, babai i dhëndrit ka marrë fjalën në nisje të ceremonisë për të mikpritur të ftuarit dhe për të çelur dasmën.

Ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha i është dashur të ngrejë dolli mbajë edhe një fjalë.

Tetova News në YouTube:

“Të dashur Armina dhe Shkëlzen! Dasmat, fjalime nuk duan ndaj dhe unë shkurt dua të them vetëm dy fjalë. Uroj nga zemra Arminën dhe Shkëlzenin, të cilët kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeçare, sonte në këtë ceremoni, në këtë dasmë, me miqtë dhe të afërmit e tyre” – tha Berisha.

Pas dolli së Berishës ka qenë radha e çiftit që të bëjë vallëzimin. Aktorja Olta Gixhari ndërkohë ka postuar në rrjetin e saj social Instagram, një video nga kërcimi i çiftit, ku në një moment, Shkëlzeni e merr në krah Arminën. ©LAPSI.al

https://youtu.be/uiQpTRuKaQc