Ballina Top Lajm Princi shqiptar poston foton e rrallë të Mbretëreshës Elizabeth me Nënë Terezën

Princi shqiptar poston foton e rrallë të Mbretëreshës Elizabeth me Nënë Terezën

Princ Leka ka reaguar për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96 vjeçare. Ai ka publikuar dy fotografi, në njërën prej të cilave shihet monarkja britanike me Nënë Terezën. Fotoja është shprehur nga momenti ku mbretëresha dekoron Nënë Terezën me çmimin Order of Merit në 1983.

“Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, prehet sot në paqe pas më shumë se 70 vitesh në shërbim ekskluziv të shtetit, të popullit britanik dhe të 14 kombeve të Commonwealth anembanë rruzullit që e njihnin për sovranen e tyre. Dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar në aspektin e vet më përbashkues,

Elizabeth II përfaqëson mesazhin e pakohshëm të vazhdimësisë së shtetit, të Kurorës, që qëndron i palëkundur me përkushtim dhe vetëdije përballë sfidës dhe pasigurive. E lidhur prej gjakut, ndonëse prej së largu, me Mbretëreshën Geraldinë, ajo do te mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar, kudo ku ndodhet, dhe madhështisë së shtetit që është streha dhe mburoja e shoqërisë.

Më pëlqen që këtë homazh ta shoqëroj me fotografinë e çastit intim kur Mbretëresha dekoroi shqiptaren e madhe Nënë Terezën me Order of Merit, në vitin 1983. Zoti e pranoftë në mëshirën e tij dhe i priftë mbarë Madhërisë së Tij Britanike, Mbretit Charles III.”, ka shkruar ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews