Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Një 19-vjeçar nga fshati Fishte i Lezhës ka humbur jetën, pasi është aksidentuar në punë në Itali.
Viktima është Aurel Doda, ndërsa ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Perugia. I riu ka qenë duke punuar ne sektorin e ndërtimit, kur është aksidentuar dhe gjetur vdekjen e menjëhershme.
I riu 19-vjeçar ishte djalë i vetëm i familjes Doda dhe kishte pak muaj që kishte shkuar si emigrant në Itali.













