Ballina Kronika Kronika 14 dhjetor 2022: 18 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Kronika 14 dhjetor 2022: 18 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë–DPB Gostivar dje  mbrëma (13 dhjetor) rreth orës 22:30, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, kanë privuar nga liria personin R.I. (50) nga Çegrani i Gostivarit dhe E.K. (23) nga Kalishti i Gostivarit për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjet heroinë. Dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Mbrëmjen e djeshme (13 dhjetor) rreth orës 21:10, zyrtarët policorë të SPB Tetovë– Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 23-vjeçarin M.A. nga rrethina e Gostivarit, i cili më pak se një orë më parë ishte raportuar nga babai i tij 57-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht atë dhe gruan e tij, gjegjësisht nënën e M.A. dhe më pas kishte dëmtuar orenditë shtëpiake. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë dje (13 dhjetor), rreth orës 14:00, në Rrugën e Shtipit “Shtipska” në Tetovë, kanë privuar nga liria 42-vjeçarin D.J. nga Tetova, punonjës në një shkollë të mesme të Tetovës, i cili pak më herët kishte qenë i raportuar nga dy nxënës të mitur se i ka sulmuar fizikisht. D.J. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Video bonus:

Dje (13 dhjetor), në ora 12:15, personi M.N.(34) nga Saraqina e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth pesëmbëdhjetë minuta më parë në afërsi të shkollës djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga 61-vjeçarja V.S. nga i njëjti fshat.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Video bonus:

Dje mbrëma (13 dhjetor) në ora 21:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë në Zhelinë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve me targa të Tetovës “Mercedes” i drejtuara nga 44-vjeçari Q.S. nga Pallatica e Tetovës dhe “Sead Toledo” që drejtohej nga 61-vjeçari A.T. nga Çifliku i Tetovës. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar bashkëudhëtarja në veturën “Toledo” Xh.R.(63) nga Llërca e Tetovës ndërsa dy shoferët kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Ekipi nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.

Në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, para hyrjes për në fshatin Rogle të Tetovës, dje (13 dhjetor) në ora 13:50, vetura “Pezho” me targa regjistrimi të Kërçovës e drejtuar nga 45-vjeçari I.J. nga Kërçova, ka dalë nga rruga. Nga aksidenti lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri në veturë V.S. (74), po ashtu nga Kërçova, të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa këqyrjen në vendin e aksidentite ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.

Dyzet e nëntë vjeçari S.P. nga Gostivari, dje (13 dhjetor) në ora 16:00, në SPB Tetovë ka raportuar se në lagjen Pitarnicë në Gostivar, është kafshuar nga një qen endacak.

Video bonus:

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, pardje rreth orës 09:30, në Drenovec të Tetovës kanë privuar nga liria 28-vjeçarin A.J. nga Tetova, sepse gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur marijuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.

Mbrëmjen e pardjeshme (12 dhjetor), rreth orës 21:00, në rrugën “107” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 25-vjeçarin E.R. nga Tetova tek i cili gjatë kontrollit të kryer është gjetë marijuanë. Pas dokumentimit të çështjes kundër tij, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Mbrëmjen e pardjeshme (12 dhjetor), rreth orës 21:00, në rrugën “107” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar një të mitur nga Tetova, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur marijuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe kundër tij do të përgatitet kallëzim përkatës.

Video bonus:

Pardje (12 dhjetor), në ora 14:15, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat: Sh.A. (59), M.A. (46), B.S. (32) nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, H.S. (34) dhe G.S. (70) nga Sellca e Keçe e Tetovës, të cilët janë denoncuar nga 24-vjeçari S.N. nga Gradeci i Gostivarit se ai dhe nëna e tij 52-vjeçare, rreth orës 11.00 kanë qenë të sulmuar fizikisht në një shtëpi në Sellcë të Keçe. Sipas raportit, të njëjtit gjatë sulmit kanë përdorur edhe sende prej druri, si dhe i kanë penguar të largohen me një automjet të cilin e kishin thirrur ndërkohë. Personat e privuar janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, pardje (12 dhjetor) rreth orës 11:10 në rrugën “Iliria” në Tetovë kanë ndaluar 44-vjeçarin N.I. nga Bërvenica e Tetovës, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka ofenduar deri sa kanë qenë duke kryer veprime zyrtare. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Pardje (12 dhjetor) në ora 12:45 në rrugën “18-Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë privuar nga liria 63-vjeçaren nga Gostivari, e cila paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshorti i saj 64-vjeçar, se në shtëpinë e tyre familjare e ka sulmuar fizikisht dhe e ka lënduar me mjet të mprehtë. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Pardje (12 dhjetor) në ora 18:30 në Stacionin Policor të Gostivarit është thirrur 28-vjeçari H.J. nga Dobërdolli i Gostivarit, i cili në orën 16:30 është denoncuar nga 38-vjeçari I.Z. nga i njëjti fshat që një orë e gjysmë më parë në punëtorinë e tij në rrugën “Sedek Kostovski” në Gostivar e kishte sulmuar fizikisht. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Video bonus:

Pjestarët e policisë e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar pardje (12 dhjetor) rreth orës 17:45 kanë privuar nga liria personat E.N.(36) dhe M.N.(30), të dy nga Gradeci i Gostivarit, për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në konfiskim të kundërligjshëm të automjetit “Lada Niva” me targa të Gostivarit, në pronësi të 42-vjeçarit N.N. nga i njëjti fshat. Automjeti i është gjetur më pas tek një person tjetër dhe i është kthyer pronarit.

Tridhjetë e një vjeçari E.J. nga Bogovina e Tetovës, dje (12 dhjetor) në ora 20:15 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën lokale të fshatit, është kafshuar nga një qen endacak.

Video bonus:

Pardje (12 dhjetor) në ora 20:35, personi B.M.(40) nga Çegrani i Gostivarit, në SPB Tetovë ka raportuar se mbesa e tij 18-vjeçare S.M., është larguar nga shtëpia. Po merren masa për gjetjen e të larguarës.

Mbrëmjen e pardjeshme (12 dhjetor) në ora 23:15 në SPB-Tetovë është raportuar për një zjarr që ka ndodhur në një objekt hotelierik në rrugën “Jordan Jordanovski” në Gostivar, në pronësi të 29-vjeçarit N.A. nga Zubovca e Gostivarit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar nga Njësiti territorial kundër zjarrit-Gostivar. Është kryer këqyrja në vendin e ngjarjes dhe rasti ëstë duke u zbardhë.

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews