Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Dje (12 dhjetor), në ora 14:15, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat: Sh.A. (59), M.A. (46), B.S. (32) nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, H.S. (34) dhe G.S. (70) nga Sellca e Keqe e Tetovës, të cilët janë denoncuar nga 24-vjeçari S.N. nga Gradeci i Gostivarit se ai dhe nëna e tij 52-vjeçare, rreth orës 11.00 kanë qenë të sulmuar fizikisht në një shtëpi në Sellcë të Keqe.
Sipas raportit, të njëjtit gjatë sulmit kanë përdorur edhe sende prej druri, si dhe i kanë penguar të largohen me një automjet të cilin e kishin thirrur ndërkohë. Personat e privuar janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Video bonus:







![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






