Ballina Sport VIDEO/ “Më lini të qetë zoti president”, Macron përpiqet të ngushëllojë Mbappen,...

VIDEO/ “Më lini të qetë zoti president”, Macron përpiqet të ngushëllojë Mbappen, por sulmuesi francez nuk dëshironte asnjë pranë

Ai shënoi më së shumti gola në Botërorin 2022 në Katar, dje shkëlqeu me një hat-trick, ishte gati të ishte heroi i fundit për Francën, humbi gjithçka në goditjen e penalltive. Kjo situatë për Mbappe, i cili ishte thjesht i pangushëllueshëm dhe nuk donte të shihte as Emmanuel Macron, presidentin e Francës.

Mbappe ishte shumë i mërzitur dhe nuk donte të shihte askënd përballë, ndërsa presidenti francez e ndiqte nga pas për ta ngushëlluar. Mbappe tregoi se nuk donte ta shihte përballë dhe nuk donte të dëgjonte askënd. Veprimet e sulmuesit francez treguan se nuk kishte oreks për asnjë. Macron u përpoq ta ngushëllonte dhe i zgjati dorën për ta ngritur nga fusha, por Mbappe u hoq sikur nuk kishte askënd aty pranë. Por kur u afrua portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, i zgjati dorën Mbappes për ta çuar prej aty dhe francezi pranoi ku madje shkëmbyen edhe dy fjalë dhe një përqafim të vakët.

Macron nuk u largua, ai qëndroi atje, e përqafoi, u përpoq ta inkurajonte, por Mbappe ishte me të vërtetë sikur nuk donte të shihte dhe të dëgjonte askënd dhe refuzoi në mënyrë të dukshme çdo përpjekje për ngushëllim. Ishte e pahijshme, presidenti francez u largua në mënyrë të sikletshme prej tij.

Kulmi sigurisht ishte momenti kur ai u ngjit në skenën speciale të ndarjes së çmimeve për të marrë trofeun e golashënuesit më të mirë. Macron përsëri u përpoq ta ngushëllonte, duke e tërhequr pas vetes dhe përsëri për të përshpëritur fjalë ngushëlluese. Mbappe nuk donte dhe kjo ishte e qartë.

Mbappe nuk mendoi për asnjë moment të fshihte refuzimin për të pranuar këtë ngushëllim, duke u përpjekur dëshpërimisht të shpëtonte nga prania e Macron.

Vetë Macron pak më vonë zbuli se çfarë i tha Mbappes në vesh.

“Është e shkëlqyer ajo që ka bërë Mbappe dhe i gjithë ekipi. Mbappe është një lojtar i madh, por është ende i ri. I thashë që është vetëm 23 vjeç, ka qenë golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës, ka fituar një Kupë Bote, ka qenë në një finale. Isha po aq i trishtuar sa ai, i thashë se ai na bëri shumë krenarë dhe se përfunduam duke humbur një ndeshje që ishim shumë pranë për ta fituar, kështu e ka sporti”, u shpreh Macron për “RMC Sport”./ h.ll/abcnews.al

Artikulli paraprakDy shqiptarë vriten në Athinë! Autori hyn në lokal dhe qëllon me breshëri plumbash, plagoset dhe një vajzë (Video)
Artikulli tjetërKronika, 19 dhjetor 2022: 9 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari