Ballina Kronika Kronika, 19 dhjetor 2022: 9 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Kronika, 19 dhjetor 2022: 9 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Mbrëmë (19 dhjetor), rreth pesëdhjetë minuta pas mesnate, pjestarët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin D.J. (44) nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga bashkëshortja dhe djali i tij se rreth orës 23:30 në shtëpinë e tyre familjare i kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

Video bonus:

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (18 dhjetor), në ora 17:30, në Pirok të Tetovës, kanë privuar nga liria 45-vjeçarin F.A. nga ky fshat, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga 38-vjeçarja M.I., e më pas nga djali i saj i mitur, se fillimisht i ka kërcënuar, e më pas ka sulmuar fizikisht të miturin. F.A. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Pesëdhjetë e pesë vjeçar I.M. nga Gostivari, dje (18 dhjetor), në ora 13:30 në SPB Tetovë ka raportuar se pak më parë në rrugën “Mlladen Gruevski” në Gostivar, për shkak të keqkuptimeve në trafik është sulmuar fizikisht nga një person i cili po transportohej me një taksi veturë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Video bonus:

Dje (18 dhjetor) në ora 10:00 në SPB Tetovë është raportuar se personi M.I. (69) nga Zherovjani i Tetovës, në vendin e quajtur “Pishat e Stançës”, atar i fshatit Stençe të Tetovës, ku ka qenë në gjueti me tre persona të tjerë, është vetëplagosur në këmbën e djathtë. Sipas njoftimit, ai pushkën e gjuetisë e kishte mbështetur në veturë dhe në momentin kur automjeti është startuar, pushka ka rrëshqitur, ka rënë për tokë dhe ka qëlluar një plumb që ka goditur personin M.I. në këmbë, i cili më pas është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme-Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes. Rasti është duke zbardhur dhe dokumentuar.

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (18 dhjetor), në ora 12:40 kanë privuar nga liria 23-vjeçarin E.I. nga Reçica e Madhe e Tetovës, i cili më herët ka kryer vjedhje fshat. Produktet e vjedhura të cilat u gjetën iu kthyen pronarit dhe ndaj E.I. do të vijojë parashtresë përkatëse.

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, më 15-dhjetor,  rreth orës 22:30 kanë privuar nga liria personat D.S. (32) nga Jançishti i Tetovës dhe Z.S. (38) nga Podbregja e Tetovës nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizimi i lojërave të fatit” pa licencë, përkatësisht leje nga organi kompetent, që dënohet sipas nenit 156 të Ligjit për lojërat e fatit dhe argëtimin.

Video bonus:

Në një kontroll aksion të kryer dje në dy “VLT-club” në Raotincë të Tetovës dhe selinë e saj në Jançishtë, të kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, është zbuluar një platformë ilegale WEB me një listë prej 370 përdoruesish. Dy personat e privuar dyshohet se kanë krijuar emra përdoruesish në këtë platformë dhe u kanë dhënë kredi për baste dhe përdoruesit i kanë paguar me para në dorë për kreditet e marra. Gjatë kontrollit të dy personave iu morën tre celularë dhe një aparat marrës.

Ndryshe, në kontroll aksionin në Raotincë dhe Jançishtë, në dhomat e lojërave të fatit janë gjetur edhe tre të mitur, njëri prej tyre si punonjës.

D.S. dhe Z.S. janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Video bonus:

Më 15-dhjetor, rreth orës 09:45, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.A. (31) nga Tetova dhe B.A. (32) nga Reçica e Vogël e Tetovës për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur marihuanë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe ndaj tyre do të përgaditen kallëzime përkatëse.

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë më 15-dhjetor, rreth orës 12:15 në rrugën “120” në Tetovë kanë ndaluar 51-vjeçaren I.N.B. nga Republika e Bullgarisë për shkak të dyshimit për qëndrim në vendin tonë në kundërshtim me qëllimin, gjegjësisht për kundërvajtje të kryer sipas Ligjit për të Huajt. Shtetasja bullgare është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedura të mëtutjeshme.

Pesëdhjetë e një vjeçari G.Gj. nga Gostivari, më 15 dhjetor në ora 14:40, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 12:30, në afërsi të një pompe karburantesh në Zherovjan të Tetovës, ka qenë i sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews