Ballina Kronika Aksident i rëndë në Tetovë, makina përplas 18-vjeçarin nga Llërca e Komunës...

Aksident i rëndë në Tetovë, makina përplas 18-vjeçarin nga Llërca e Komunës së Zhelinës + 9 lajme të tjera nga kronika

Aksident i rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku është përplasur një i ri nga Llërca.

Njoftimi i SPB – Tetovë:

Dje (23 janar), në ora 20:55, në SPB-Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Iliria” dhe “Jane Sandanski” në Tetovë, vetura “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 20-vjeçari A.J. nga Reçica e Vogël e Tetovës, ka përplasur këmbësorin 18-vjeçar me inicialet E.A. nga Llërca e Tetovës. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ekipi nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.

Lajme të tjera nga kronika:

Njëzet e tetë vjeçari V.B. Nga një fshat i Gostivarit dje (23 janar), në ora 19:30, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 16:10, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij 30-vjeçar V.B.

Sipas raportit, sulmuesi ka përdorur edhe një mjet të fortë.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Dyzet e tre vjeçarja A.E. nga Tetova, dje (23 janar), në ora 18:15 në SPB Tetovë ka raportuar se është kafshuar nga një qen i pastrehë në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë.

Dje (23-janar) rreth orës 16:50, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, në oborrin e një subjekti juridik, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë ndaluar 56- vjeçari A.A. nga Republika e Turqisë, gjatë kontrollit në mjetin ngarkues “daf” me rimorkio të cilën e kishte drejtuar është gjetë personi M.A.(24) nga Siria. Shtetasi sirian më pas është dërguar në trazit-Qendrën për të huaj në Shkup. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dje mbrëma (23-janar) rreth orës 23:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 74-vjeçarin D.M. nga një fshat i Gostivarit, për të cilin paraprakisht ishte raportuar se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 72-vjeçare dhe kishte tentuar ta sulmojë me një mjet të fortë djalin e tij 48-vjeçar.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse.

Me datë 22.01.2023 në ora 10:45 para një lokali hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.V. (28) nga Tetova. Ai dyshohet se ka marrë para nga portofoli i një personi në lokalin hotelierik. Paratë e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzimi përkatës.

Me datë 22.01.2023 në ora 23:14, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Tetovë, kanë ndaluar personin S.M. (50) nga Bërvenica e Tetovës i cili është sjellë me agresivitet ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Me datë 23.01.2023 në ora 00:15 në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë ndaluar perwonin Sh.S.(26) nga Vrapçishti i Gostivarit për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët po kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Më datë 22.01.2023 në ora 22.25 në SPB-Tetovë, 74-vjeçarja E.K. nga Tetova ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Andrea Jovanovski-Zurçin” në Tetovë.

Më 22.01.2023 në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 20:00 në zonën e SPB-Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë kryer një kontroll aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Njëkohësisht jashtë vendbanimit janë konstatuar 44 kundërvajtje (TE-35 dhe GV-9), prej të cilave 30 për shpejtësi deri në 50 kilometra në orë dhe 20 (TE) janë kundërvajtje në vendbanim. Gjithashtu, janë konstatuar edhe 11 lloje të tjera të shkeljeve (TE-4 dhe GV-7). Për shkelësit janë përgaditë parashtresa përkatëse.

SPB-Tetovë edhe një herë apelon tek shoferët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të kenë kujdes të veçantë në vendet më të larta, pra në rrugët që çojnë në drejtim të Strazhës, Mavrovës dhe Kondrës së Diellit, ku ka edhe borë.

Video bonus:

https://youtu.be/TIv2Fk1HVPE?list=PLxx09aT_r7Iqv3_D4CycgRitWHymD8H2p

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews