Ballina Kronika E rëndë në Tetovë/ 40-vjeçari bie nga kati i tetë i një...

E rëndë në Tetovë/ 40-vjeçari bie nga kati i tetë i një pallati, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tetovë. Një person ka rënë nga kati i tetë i pallatit në bllokun 70.

Sapo është hedhur një person nga kati i 8 në bllokun 70 në Tetovë. Tv Koha – Tetovë mëson se para pak çastesh një person i moshës rreth 40 vjeçare, ka rënë nga kati i 8 i ndërtesës që ndodhet në bllokun 70 në Tetovë.

Ai është dërguar në spital me shenja jete, dhe është duke u trajtuar në repartin e Ortopedisë. Personi në fjalë ka jetuar së bashku me nënën e tijë, dhe nuk dihen akoma motivet dhe mënyra se si ka ndodhur rasti.

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews