Ballina Kronika FOTO+EMRA/Ishin kthyer në tmerrin e Athinës, zbulohen identiteti i shqiptarëve që kanë...

FOTO+EMRA/Ishin kthyer në tmerrin e Athinës, zbulohen identiteti i shqiptarëve që kanë kryer 36 vjedhje në dyqane të ndryshme

Policia greke ka bërë publike emrat dhe fotot e 5 personave, anëtarë të një bande shqiptare të cilët kryenin vjedhje në dyqane në zona të ndryshme të Athinës.

Operacioni për arrestimin e 4 prej tyre u bë në datën 10 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa njëri është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Indrit Arifai, 20 vjeç nga Tirana, Mario Hoxha, 19 vjeç, Adi Kala, 33 vjeç nga Mati, Altin Mustafaj, 24 vjeç nga Tirana. Ndërsa në kërkim është Armando Roko, 20 vjec nga Pogradeci.

Anëtarët e kësaj bande kanë kryer 36 vjedhje të dokumentuara në dyqane të ndryshme në zonën e Athinës.

Autoritetet kanë publikuar të dhënat nga operacioni i goditjes së bandës së grabitësve në Greqi, ndërsa kanë publikuar foto edhe emra të shqiptarëve të arrestuar.

Mësohet se nga të arrestuarit e kësaj organizate janë Indrit Arifai 20 vjeç, Mario Hoxha 19 vjeç, Adi Kala 33-vjeç si edhe Altin Mustafaj 24 vjeç.

Ndërkohë theksohet se në kërkim është Armando Roko 20-vjeç.

Këta persona në bashkëpunim kryenin grabitje të ndryshme. Ata u shkonin dyqaneve duke u prezantuar si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me lyerjen e xhamave dhe zakonisht parkonin larg subjektit ku do të kryenin grabitjen.

Ndërkohë deri më tani kanë zbuluar 36 grabitje në Athinë, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar në datën 10 dhjetor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews