Instagram ka njoftuar një veçori të re të heshtjes të quajtur ” modaliteti i qetë”, që synon të ndihmojë përdoruesit që duan të fokusohen më shumë në aktivitete të tjera ose të vendosin kufij me miqtë dhe ndjekësit e tyre.
Sapo përdoruesi i Instagram të aktivizojë modalitetin e qetë , ai do të ndalojë marrjen e njoftimeve dhe statusi i aktivitetit të profilit të tij do të ndryshojë në “modalitet i qetë”. Nëse dikush i dërgon një mesazh një përdoruesi që ka zgjedhur modalitetin e qetë, Instagram do të dërgojë një përgjigje automatike, duke informuar dërguesin se “modaliteti i qetë” është aktiv.
Në të njëjtën kohë, do të mundësohet programimi i orëve kur do të aktivizohet modaliteti i qetë dhe pasi të çaktivizohet, do të shfaqet një përmbledhje e vogël e asaj që përdoruesi i Instagramit ka humbur.
Edhe pse opsioni do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit, Instagram duket se po fokusohet tek adoleshentët.
Ky funksion fillimisht do të jetë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re dhe gradualisht do të bëhet i disponueshëm në më shumë vende. /abcnews.al



![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-238x178.avif)





![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)




