Ballina Aktualitet Lajme Jo vetëm futbollin, tifozja e famshme kroate ndjek edhe ndeshjet e basketbollit...

Jo vetëm futbollin, tifozja e famshme kroate ndjek edhe ndeshjet e basketbollit (FOTO)

Ish-Miss Kroacia, Ivana Knoll, ka tërhequr sërish vëmendjen e sportdashësve pasi ishte e pranishme në një ndeshje NBA të dielën mbrëma.

Knoll fitoi famë pasi u shfaq në formën më seksi në Kupën e Botës në Katar, ku ajo u fotografua në tribuna e veshur me simbolet e vendit të saj.

Që nga ajo kohë, ajo ka fituar 3.5 milionë ndjekës në Instagram dhe është fotografuar me reperin kanadez Drake dhe aktorin amerikan Jamie Foxx.

Ndërkohë, ajo ka marrë pjesë edhe në shfaqjen pa censurë të Piers Morgan, ku mbrojti të drejtën e saj për të veshur atë që i pëlqen.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara, Knoll u fotografua në një ndeshje të NBA-së mes Miami Heat dhe Brooklyn Nets në Florida të jugut.

Knoll kishte të veshur një bluzë të zezë me numrin 22 që i përket Jimmy Butler. Ajo kishte veshur edhe pantallona të ngushta të kuqe, duke tërhequr madje edhe vëmendjen e gjyqtarëve.

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews