Ballina Kronika Kronika, 12 janar 2023: 7 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Kronika, 12 janar 2023: 7 lajme të “zeza” nga Tetova dhe Gostivari

Mbrëmjen e djeshme (11 janar), rreth orës 21:15, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 31-vjeçarin L.Z. nga rrethina e Tetovës, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij 57-vjeçar se është sjellë në mënyrë agresive, duke thyer orenditë dhe duke e kërcënuar me jetë.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përballet me parashtresën përkatëse.

Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë mbrëmë (12 janar), dyzet minuta pas mesnate, në rrugën “113” në Tetovë, e kanë privuar nga liria një të mitur tek i cila e është gjetur marijuanë dhe ndaj saj do të vijojë kallëzim përkatës.

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, dje (11-janar) rreth orës 13:10 kanë ndaluar personat S.A.(48) dhe B.K. (54) nga Republika e Turqisë, nën dyshimin se kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik. Të dy janë ndaluar në Stacion policorë për procedim të mëtejshëm.

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari I.V. nga Dobërdolli i Gostivarit, dje (11 janar), në ora 18:40 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 14:30 në lokalitetin “Vakaf” është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij H.A.(46), rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.


.

Njëzet e dy vjeçari N.A. nga Reçica e Madhe e Tetovës, dje (11 janar) në ora 22:15 në SPB Tetovë ka raportuar se dyzet minuta më parë është sulmuar fizikisht nga një femër 21 vjeçare me të cilën njiheshin, të cilës i kishte paraprirë një debat verbal mes tyre. Sipas raportit, e njëjta kishte përdorur edhe një mjet të fortë në sulm. Rasti është duke u zbardhur.

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë, dje (11 janar) rreth orës 12.00 në rrugën lokale Strimnicë – Falishë kanë gjetur automjetin “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, në pronësi të 29-vjeçarit B.B. nga Çellopeku i Tetovës, i cili ishte raportuar se është konfiskuar në mënyrë të kundërligjshme më datën 03 të këtij muaji. Është kryer inspektimi dhe automjeti i është kthyer pronarit.

Sot (12 janar), rreth orës 05:00 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria dy të rinj nga Piroku i Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe automjetit taksi që po i transportonte, është gjetur marijuanë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews